Sportisti, i cili njihet për skandalet e tij, problemet martesore, rolet jo të mira filmike, ka vendosur të shkrujë një
libër ku vë theksin në luftën e tij për t’u përshtatur në shoqëri.
Libri me titull “Dennis The Wild Bull, ka në kopertinë demin e famshëm të “Chicago Bulls”.
Rodman është shprehur se ai do që femijët të kuptojnë se nuk është e rëndësishme çfarë ata bëjnë në jetë.
“Nuk është me rëndësi nëse jeni të pasur, të varfër, të njohur ose nuk ju njeh askush. Duhet të jeni ata që jeni, sepse me kalimin e kohës shoqëria do t’ju pranojë”- ka thënë sportisti i njohur Rodman.
(b.t/shqiptarja.com)