Dënohen 2 shqiptarë në Britaninë e Madhe, roli i tyre në ‘fabrikën e kanabisit’ që do të sillte 1.6 mln paund fitime! Përdorin zbutës rrobash për të zbehur aromën e drogës
Andiol Mucolli dhe Iirjan Jaho
Dy emigrantë të paligjshëm shqiptar janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u arrestuan teksa punonin, në një ‘fabrikë’ kanabisi, që ishte ngjitur me një klub nate, e cila do të sillte fitime prej 1.6 milion paund.
Policia u njoftua nga qytetarët në 12 tetor, pasi ndihej aroma e rëndë e drogës, në ndërtesën e vjetër ‘Club XS’ në zonën West walls të Carlisle. Andiol Mucolli, 25 vjeç është parë duke dalë nga ambientet, i ndjekur më pas nga 42-vjeçari Iirjan Jaho.
Dy shqiptarët, e pastrehë, pranuan se ishin përfshirë në prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për dy vjet. Gjatë një kontrolli në ndërtesë, policia pa se ndërtesa ishte përshtatur për prodhimin e kanabisit, dhe në 9 dhomat u gjetën pothuajse 1700 bimë - 276 prej të cilave ishin korrur tashmë.
Në ndërtesë kishte sisteme ajrimi, ndriçimi, kontrolli të temperaturës dhe ujitje. Përveç kësaj, shishe të zbrazëta të zbutësve me aromë të rrobave janë parë gjithashtu, që me sa duket dy shqiptarët i kanë përdorur për të ‘mbytur’ erën e rëndë të drogës.
Vlera e mundshme e drogës arrinte shifrën 1.6 milion £, përfundoi një ekspert.
Fabrika e kanabisit
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani
24 Nëntor, 07:41
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne, kush do ta trashëgojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij?
22 Nëntor, 14:49
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
15 Nëntor, 08:29
-
The Sun: Në tetor 2022 Putin për pak lëshoi raketë bërthamore në Ukrainë
12 Nëntor, 18:19
-
Liderja e re e konservatorëve në Britani premton 'të vërteta të hidhura'
3 Nëntor, 16:27