Dënohen me 12 vjet burg nga Gjykata e Hagës ‘Tigrat e Arkanit’
Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Të dënuarit janë Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.
Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.
Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.
Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.
Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.
Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.
Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.
Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili ka luftuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
Millosheviç është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
56.8%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
19.4%
Vota total: 479
Lajme të tjera
-
Pasi i bënë 3 kërkesa Kurtit, Escobar dhe Lajçak takim 'kokë më kokë' me Osmanin! Kryeministri i Kosovës: Të ndalet dhuna dhe zhvillojmë zgjedhjet
6 Qershor, 07:24
-
Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Kurti po mundohet të heqë vëmendjen nga shqetësimet reale! Kulla: Të bashkëpunojë me opozitën ose të dorëhiqet
5 Qershor, 22:08
-
Gazeta gjermane artikull për tensionet në veri të Kosovës: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit
5 Qershor, 15:09
-
Kryeministrja e Serbisë: Jam e gatshme të jap dorëheqjen, por Vuçiç refuzon
5 Qershor, 09:05
-
Tensionet në veri/ Emisarët e SHBA e BE 2 orë takim me Kurtin, Escobar: Shpresojmë të dëgjohemi! Lajçak: Prezantuam 3 kërkesat tona
5 Qershor, 07:22
-
Protestat masive në Beograd për dorëheqjen e tij, Vuçiç: Nuk kam frikë, jam gati të vdes por nuk e dorëzoj pushtetin pa zgjedhje
4 Qershor, 21:53
-
Masakrat në Serbi, mijëra qytetarë në protestë kundër qeverisë: Vuçiç ik
4 Qershor, 08:45
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
4 Qershor, 08:02
-
Aktorë dhe studentë të pranishëm në protestën masive të Beogradit, kërkojnë largimin e Vuçiç (VIDEO)
3 Qershor, 20:48
-
Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla, Vuçiç kërcënohet me varje (FOTO)
3 Qershor, 20:30
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Jemi dakord, por bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi, ose do arrestohen te ne
3 Qershor, 08:36