Gjykata e Tiranës dënoi dy kushërinj nga Tapiza e Krujës, të cilët, hiqeshin si policë duke tentuar t’iu merrnin para drejtuesve të ndryshëm të mjeteve në aksin Kamëz- Fushë Krujë.
 
Dy kushërinjtë u kallëzuan në mars të këtij viti dhe nga dy shoferë, të cilëve iu kishin kërkuar të kontrollonin dokumentet e mjetit me pretendimin se “po bënin kontrolle, pasi kishte ndodhur një vrasje në Tiranë”.
 
Pas denoncimit, policia ndaloi dy vëllezërit Halil dhe Shaban Topalli, që u akuzuan për “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” . Ata u dënuan me nga 6 muaj e 20 ditë burg me 22 korrik nga Gjykata e Tiranës.

 shaban topalli
(Shaban Topalli)
halil topalli
(Halil Topalli)

Një nga kallëzuesit është një person me inicialet B. K. që është ndaluar në Tapizë nga dy personat por se sjellja e personave që hiqeshin si punonjës policie ka bërë që ai të dyshojë.
 
Këta të fundit sipas denoncuesit nuk kishin uniformë policie dhe as shenja dalluese. Një rast tjetër është ajo e një shoferi kamioni në Kamëz, të cilit dy personat tentuan t’i marrin një sasi parash, po në të njëjtën ditë.
 
Të dy personat u ndaluan nga policia ndërsa gjatë procesit ndaj tyre ata u shprehën të penduar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com