Dënohen me burg ish-ushtarët e UÇK
mes tyre dhe kreu i Komunës Drenas

Dënohen me burg ish-ushtarët e UÇK<br />mes tyre dhe kreu i Komunës Drenas
Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi dënimet që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës, më 15 maj të vitit 2015, ndaj të akuzuarave, ish-ushtarë të UÇK-së, për rastin e njohur si “Drenica II”. 

Mes të dënuarve me burg është edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku i cili do të vuajë 1 vit e 6 muaj pas hekurave. Ish-Komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi është dënuar me 7 vjet burg, duke i reduktuar një vit (8 kishte dhënë Gjykata e Mitrovicës). Dënim me burg është dhënë edhe për dy vëllezërit Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg. Isni Thaçi është dënuar me 6,5 vjet burg, ndërsa nga tre vite  burg janë dhënë për vëllezërit Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj.

Të gjithë këta janë dënuar për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”. Ky aktgjykim i Apelit është cilësuar si skandaloz nga avokati Tomë Gashi. Sipas tij, ky grup është dënuar pa asnjë provë.

Pas vendimeve të Gjykatës së Apelit, ka reaguar edhe kreu i partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së. 

Limaj e ka cilësuar këtë vendim si lajm shumë të keq për të gjithë liridashësit në Kosovë. “Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës”, ka shkruar Limaj. Limaj thekson se ai dhe familja e tij e dinë më së miri se ç'ka është persekutimi në liri, për të cilën thotë se ende nuk e kemi shijuar. “Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë.!”, ka përfunduar Limaj.

I ashpër në reagimin e tij është edhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sot deputet i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi. Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka shkruar se kjo paska qenë rruga e tyre, nga prita në pritë, nga sfida në sfidë. “Sylë, je më i madh se çdo lloj dënimi! Nga prita në pritë, nga sfida në sfidë. Kështu paska qenë rruga jonë!”, ka shkruar Selimi, ndërsa ka postuar një foto me Sylejman Selimin me uniformat e UÇK-së.


Redaksia Onlin
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri