ITALI - Tre grabitës shqiptarë, pjesë e një bande terrori në Itali, janë dënuar nga drejtësia e shtetit fqinj. Ata janë shpallur fajtorë për të paktën 14 grabitje. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në rastin e tyre, është se njëri nga ta ka thënë se “ne vjedhim në Itali, sepse nuk na ndodh asgjë”.

....
Tre shqiptarë janë dënuar nga drejtësia italiane pasi u shpallën fajtor për disa grabitje në zonat e Veneto, Toscana dhe Marche.

banda shqiptareve itali denohen
 
Ata ishin pjesë e një bande që sipas hetuesve italianë ushtronin terror kudo të shkonin për të grabitur.  Të paktën 14 raste vjedhjesh kanë rënduar mbi tre shqiptarët, ndërsa pjesa tjetër nuk është provuar. 
 
Të rinjtë shqiptarë u arrestuan në 14 korrik të vitit 2014, para se të hynin në banesën e një shqiptari student në Itali, që i strehonte.

banda shqiptareve itali denohen
 
Sipas mediave italiane njëri prej shqiptarëve gjatë arrestimit kishte thënë “ne vjedhim në Itali, sepse nuk na ndodh asgjë”.
 
Masa e dënimit u dha nga gjyqtarja Lara Fortuna sipas procedurës së shkurtuar e cila parashikon zbritje të një të tretës së dënimit.
 
MASA E DËNIMIT PËR TRE SHQIPTARËT
Juli Markja(30 vjeç)---4 vjet e 2 muaj burg, 3000 euro gjobë
Adrian Gega, (25 vjeç)--- 4 vjet e 6 muaj, 3,200 euro gjobë
Arjan Sula (24 vjeç) ---- 2 vite e 4 muaj burg, 800 euro gjobë