Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burg përjetë Admir Tafilaj për një sërë atentatesh dhe vrasje të kryera me pagesë me grupin e drejtuar prej tij.

Vetë Tafilaj nuk ishte në gjykatë në momentin e dënimit me burg përjetë, që ndaj tij nuk është i pari pasi ai ndodhet në burg me dënim përjetë edhe për krime të tjera.

Ndërkohë, për Kristi Pinen ka qenë i njëjti dënim, por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit ai mundi të përfitoj ulje duke u dënuar vetëm me 10 vite burg.

Ndërkohë dënimet e tjera janë:
Elson Merdani 35 vite

Alfred Qefaliaj 27 vite

Klajdi Shtembari 20 vite

Aleksandër Gora 8 vite

Alban Beqiraj 4 vite

Fatos Koka 5 vite

Dritan Peksani 25 vite

Dhimitër Ziko 3 vite

Në total kjo bandë është dënuar me një burgim të përjetshëm dhe 137 vite dënim për 9 bashkëpunëtorët e Admir Tafilajt.

Kjo bandë, sipas hetime të prokurorisë, është përgjegjëse për vrasjen e kryer në bashkëpunim të shtetasit Ibrahim Mani si dhe atentatet ndaj Edmond Cakmashit dhe Leonard Muratajt.

3 të pandehurit që ndodheshin në kafazin e hekurt e priten dënimin e tyre me duartrokitje.

Më herët gjatë mbrojtjes akuzuan Kristi Pinen si gënjeshtar dhe drejtësinë si të manipuluar me prova të paqena.