Dënohet grupi i shqiptarëve që ‘sundonte’ trafikun e drogës në Manchester të Anglisë, si kishin ndërtuar skemën e shpërndarjes me ‘korrierë’ nga Shqipëria

Dënohet grupi i shqiptarëve që ‘sundonte’ trafikun e drogës në Manchester të Anglisë, si kishin ndërtuar skemën e shpërndarjes me ‘korrierë’ nga Shqipëria

Klevis Prensi, Bekin Hasmehaj dhe Altin Nokolai

Katër anëtarë të një bande shqiptare të drogës që drejtonte trafikun e kokainës me vlerë deri në 2 milionë paundësh në Preston dhe Chorley të Britanisë janë dënuar me 24 vjet burg.

Sipas prokurorëve, trafiku i kokainës nga banda shqiptare i ngjante një ‘firme taksie’. Shqiptarët kishin qendra telefonike të vendosura në Manchester të cilat funksionon gjatë 24 orëve me një rrjet korrierësh që shpërndanin drogën tek klientët, shkruajnë mediat britanike.

Personat që shpërndanin drogën ishin më së shumti shqiptarë të cilëve u ishin dhënë dokumente të rreme italiane në mënyrë që të mos zbuloheshin nga autoritetet. Bekin Hasmehaj, 35 vjeç, mbante pozicionin e drejtuesit të bandës. Klientët pasi bënin porosinë linin një kod postar të caktuar për të marrë lëndën narkotike. Nëse njëri prej korrierëve të drogës arrestohej, qendra e thirrjeve telefonike zhvendosej menjëherë në një zonë tjetër të Manchesterit.

"Modeli i grupit shqiptar ishte kompleks dhe ishte krijuar për ta bërë të vështirë për policinë identifikimin e parave të gatshme ose drogave. Ata ishin të vetëdijshëm për kufijtë gjeografikë (midis forcave të policisë) dhe e përdorën këtë në avantazhin e tyre”- thanë autoritetet britanike.

Më 29 janar 2020, oficerët bastisën shtëpinë e Bekin Hasmehajt në Marchëood Close, Blackrod dhe gjetën sasi të mëdha parash, droge dhe telefona celularë. Kishte telefona të rinj, ende në kutitë e tyre, dhe karta SIM që ishin përdorur në celularë të shumtë. 

Hasmehaj u arrestua, por ndërsa ai ishte në paraburgim, bashkëpunëtorët e tij u vunë në punë për t'u siguruar që biznesi të mbetej i hapur. Z. Houston-Roberts, duke u mbrojtur, tha se megjithëse roli i klientit të tij dallohet si më i larti në mesin e atyre në bankën e të akuzuarve, kishte të tjerë që vepronin mbi të.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës