TIRANË - Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite e 4 muaj ish-kreun e Komunës së Bërzhitës Genci Drita për korrupsion pasiv. Ai përfitoi gjykim të shkurtuar. Bashke me te u dënua edhe ish-pergjegjesi i taksave ne komune, për të cilin Gjykata dha 3 vjet burg.
Ish-kryekomunari dhe ish-përgjegjësi i taksave Armand Burri akuzohen se i kanë marrë 4 mijë e 500 euro një personi në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e komunës Bërzhitë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 9 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për Dritën dhe 5 vjet burg e 5 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për Burrin, por te dy perfituan ulje te denimit pasi ju pranua gjykimi i shkurtuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com