Shkëlzen Selimi para Vettingut/ ONM dhe KPK: Me probleme! Gjyqtari braktis seancën

Tiranë- Është zhvilluar sot seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Trupa gjykuese për Selimin, përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vetë Selimi ishte i pranishëm në sallë në nisje të seancës dhe më pas u largua.

Selimi bëri një kërkesë paraprake para KPK-së, ku tha se seanca dëgjimore në ngarkim të tij duhet të pezullohej dhe të hetohej nxjerrja e informacionit konfidencial. Sipas gjyqtarit, materiale sensitive për publikun dhe të mbrojtura me ligj, kanë dalë në media. Gjyqtari kërkoi nisjen e procedurës hetimore. KPK pezulloi seancën dhe trupa gjykuese vendosi të mos pranonte kërkesën e Selimit. 

Dua të bëj kërkesë paraprake. Në lidhje me trupën gjykuese. Më është bërë me dije trupa gjykuese. Nga disa fakte të reja, kërkoj që seanca të pezullohet derisa të hetohen përgjegjësit për nxjerrjen e informacionit konfidencial. Janë nxjerrë të dhëna sensitive të mbrojtura me ligj. Të nisë procedura hetimore nga KPK për nxjerrje të dhënash konfidenciale të përdorura kundër meje.

Gjyqtari Shkëlzen Selimi para KPK-së

Pas njohjes me vendimin, gjyqtari Shkëlzen Selimi tha se seanca është e paragjykuar, dhe u largua nga salla. KPK tha se fillimisht duhet të dëgjohej relatorja e më pas gjyqtari do të kishte mundësi të kundërshtonte apo të provonte të kundërtën.

Debatet:

Selimi: Pasi u njoha me vendimin tuaj çmoj se vazhdimi i procesit është në kundërshtim me konventat e të drejtave të njeriut dhe procesit të paanshëm. Dyshimi im për të gjithë procesin, për ata që administrojnë procesin sekret. Palët e mia ndërgjyqëse i dinin ndërsa unë jo. Po më vlerësoni vetëm për pastërtinë e figurës, jo për pasurinë dhe aftësitë profesionale. Une jam këtu për të mbrojtur dinjitetin tim. Kam konfirmuar mbi 15 mijë dosje penale. Kam marrë peshë si pak kush. Kam konfirmuar me dhjetra dënime për burgime të përjetshme e nuk kam hezituar të japë pafajësi.Thero Dervishaj, është njohje shoqërore. Nuk është gjykuar kurrë nga unë. Emri im lakohet nga gjithë sekserët e të burgosurit. Kjo seancë, e paragjykuar. Më lejoni të largohem. Vendimet e mia, të gjitha të ligjshme.

KPK: Të dëgjojmë relatoren është mundësia juaj të kundërshtoni apo provoni të kundërtën.

KPK ka vijuar raportimin për Selimin, dhe tha se gjyqtari është i lidhur me kontakte të papërshtatme. 

KPK: Administruam një provë nga ONM, ku qeveritë e huaja sjellin informacion konfidencial se Selimi është përfshirë në kontakte të papërshtshme. Sipas DSIK gjyqtari Shkëlzen Selimi është i papërshtatshëm, pasi dyshohet se ka informacione për dyshime dhe kontakte të papërshtatshme.Sipas DSIK janë ngritur dyshime se Fero Dervishaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me shtetasin Fero Dervishaj, i cili ka problem me policinë.

Seanca për Selimin është mbyllur dhe vendimi pritet të jepet të hënën në orën 09:30. 

Shkëlzen Selimi është një nga gjyqtarët që ka gjykuar shumë çështje delikate si rasti i Arben Frrokut, Ilir Xhakës, Indrit Dokle, Dritan Dajtit përfshi atë të Aldo Bare, duke dhënë në disa raste burgime të përjetshme për njerëz që ndaj tij mund të hakmerreshin nëse humb "imunitetin" që mban me rolin e gjyqtarit. Selimi njihet si një nga gjyqtarët që nuk ka kursyer dënimet e përjetshme për shumë emra të njohur të botës së krimit shqiptar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)