Dënoi dhunën e opozitës/ PD sulmon OSBE-në: U kthye në zyrë shtypi e Ramës

Dënoi dhunën e opozitës/ PD sulmon OSBE-në: U kthye në zyrë shtypi e Ramës

Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar ashpër duke sulmuar OSBE-në pas deklaratës që dënoi dhunën në protestën e opozitës para parlamentit. Noka thotë se ishte po ky ambasador dhe zevendesi tij dhe po ajo zyrë që bekuan hashashizimin e Shqipërisë, ndërsa tani shton ai, janë kthyer në zyrë shtypi e Ramës.

Postimi i plotë i Flamur Nokës
Askush nuk duhet te habitet pse zyra e OSBE Tirane eshte kthyer ne zyre shtypi dhe propogande e Rames dhe” Rilindjes”.Ishte po ky Ambasador dhe zevendesi tij dhe po ajo zyre qe bekuan hashashizimin e Shqiperise pasi as pane e as degjuan e as dinin gje.....Tentoi te belbezonte asokohe por i terhoqi veshin Saje qorri dhe pa turp fare si nje ushtar i bindur i Sajes gelltiti germe per germe belbezimin ..

Ishte po ky ambasador dhe po kjo zyre qe bekoi kriminalizimin e parlamentit,,te Policise Shtetit dhe admininistrates ne pergjithesi pasi as pane e as degjuan e as dinin gje..Ishte po ky ambasador e po kjo zyre qe kur dhunoheshin nga narkopolicia dhe perplaseshin birucave rreth 50 mije shqiptare se s’kishin 500 lek te paguanin dritat apo se kishin vene dy tulla a dy tjegulla ne çati , keta as shihnin e as dinin e as degjonin gje..Ishin po ky ambasador e kjo zyre ketu kur Rama me banda e para droge e krimi bleu pushtetin ne 2017 por ata as pane e as degjuan e as dijne gje .Na tregojne qe aq vota sa paska vjedhur krimi e paskan blere parate e droges nuk ndikojne ne rezultat...

Dosja 339 jua ka zene syte por edhe ste as e shohin e as kane degjuar gje per te as dijne gje ..edhe pse “Zeri Amerikes” foli per te gjithe.Ishin po ky ambasador dhe zyra e tij kur Rama urdheroi te liroheshin kriminele me burgime te perjetshme por as pane e as degjuan e as dijne gje..Ishte po ky ambasador e kjo zyre ketu kur u perzune 500 mij shqiptare nga shtepijte e tyre e i degdisen rrugeve te Europes e keta as pane e as degjuan e as dinin gje...Korrupsioni ulerites me PPP ju zuri syte por perseri as pane e as degjuan gje.. Tani mos u habisni pse shohin nje gome qe digjet nga protestuesit dhe disa fishekzjarre.Si Rama si shefi i paradhomes tij Boschard shohin njelloj, me te njejtat syze.Por Boschard te jete i qete se shefi i tij Rama nuk ka pare asgje akoma..


Lajmi kryesor:

Protesta/ Ndërkombëtarët kundër opozitës: Dënojmë nxitjen politike të dhunës


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë