Protesta/ Ndërkombëtarët kundër opozitës: Dënojmë nxitjen politike të dhunës

TIRANE-Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën në protestën e opozitës pasditen e sotme para parlamentit. Prezenca e OSBE-së bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi, dënon nxitjen politike të dhunës, ndërsa shton se po e monitorojmë situatën me shqetësim. 'Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta'  deklaron OSBE-ja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Dënoi dhunën e opozitës/ PD sulmon OSBE-në: U kthye në zyrë shtypi e Ramës

Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar ashpër duke sulmuar OSBE-në pas deklaratës që dënoi dhunën në protestën e opozitës para parlamentit. Noka thotë se ishte po ky ambasador dhe zevendesi tij dhe po ajo zyrë që bekuan hashashizimin e Shqipërisë, ndërsa tani shton ai, janë kthyer në zyrë shtypi e Ramës.

Postimi i plotë i Flamur Nokës
Askush nuk duhet te habitet pse zyra e OSBE Tirane eshte kthyer ne zyre shtypi dhe propogande e Rames dhe” Rilindjes”.Ishte po ky Ambasador dhe zevendesi tij dhe po ajo zyre qe bekuan hashashizimin e Shqiperise pasi as pane e as degjuan e as dinin gje.....Tentoi te belbezonte asokohe por i terhoqi veshin Saje qorri dhe pa turp fare si nje ushtar i bindur i Sajes gelltiti germe per germe belbezimin ..

Ishte po ky ambasador dhe po kjo zyre qe bekoi kriminalizimin e parlamentit,,te Policise Shtetit dhe admininistrates ne pergjithesi pasi as pane e as degjuan e as dinin gje..Ishte po ky ambasador e po kjo zyre qe kur dhunoheshin nga narkopolicia dhe perplaseshin birucave rreth 50 mije shqiptare se s’kishin 500 lek te paguanin dritat apo se kishin vene dy tulla a dy tjegulla ne çati , keta as shihnin e as dinin e as degjonin gje..Ishin po ky ambasador e kjo zyre ketu kur Rama me banda e para droge e krimi bleu pushtetin ne 2017 por ata as pane e as degjuan e as dijne gje .Na tregojne qe aq vota sa paska vjedhur krimi e paskan blere parate e droges nuk ndikojne ne rezultat...

Dosja 339 jua ka zene syte por edhe ste as e shohin e as kane degjuar gje per te as dijne gje ..edhe pse “Zeri Amerikes” foli per te gjithe.Ishin po ky ambasador dhe zyra e tij kur Rama urdheroi te liroheshin kriminele me burgime te perjetshme por as pane e as degjuan e as dijne gje..Ishte po ky ambasador e kjo zyre ketu kur u perzune 500 mij shqiptare nga shtepijte e tyre e i degdisen rrugeve te Europes e keta as pane e as degjuan e as dinin gje...Korrupsioni ulerites me PPP ju zuri syte por perseri as pane e as degjuan gje.. Tani mos u habisni pse shohin nje gome qe digjet nga protestuesit dhe disa fishekzjarre.Si Rama si shefi i paradhomes tij Boschard shohin njelloj, me te njejtat syze.Por Boschard te jete i qete se shefi i tij Rama nuk ka pare asgje akoma..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opionion: 27/02/2019 09:39

    ku jan forca armatosura perpalle turme te mbroje ligji kufinga armiku i brendshme dhe jashte nuk ka te drejte te futete feja ne pune te mbrendshme ne politike ne qoftese fute denohete te hiqete pashaporta opozites nuk ka drejte te futete ne komisarate ska te drejte te prekesh policine ske te drejte te shaj njerez qofte ne rruge oqfte ne parlamente te arestohete te gjithe opozitare dhe te arestohete zonja JOZEFIna TOPalli dhe vajza eSAlesdhe kryetariBAShikise KamezVORE KAVAJE DURRES PERMET PERENJAS tegjtha keshiltare dhe gazetare te aresohete

    Përgjigju
  • Mira: 26/02/2019 23:59

    U kthyem 20 vjet mbrapa, keta jane armiqte e Shqiptareve, turp jane drogmena, i ka karikuar Monika, Sala Luli, do merrni denimin nga populli diten e votimit, mjaft u corre duke bertitur moj surrat mushke,u bere ti fshatare e qelbur te folesh per Shqiptaret e per femijet tane, me duket se po qan hallin tend, e jo tonin, burgu ju pret, jeni turpi i ketej vendi.

    Përgjigju
  • Ligji te veproje: 26/02/2019 21:00

    Cfar kafsherie ndaj Keti kampioni qe ka nderuar Shqiperine pa dallim, ndaj Keti deputeti me imunitet, ndaj Keti personi me gjendje jo te mire shendetsore qe shkon te kryeje detyren e vet te perfaqsimit te elektoratit Ligji duhet te veproje ndaj dhunuesve e nxitesve te dhunes Turp, Turp, Turp........ Pa FUND

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2019 20:53

    Jo vetem te demoni aktet e dhunes por per te gjithe ish deputetet e opozites te ndalohet hyrja e tyre be shtetet e BE dhe ne SHBA le te shkojne be Rusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK