PD e Sali Berishës vijon me denoncimet për aferën e inceneratorëve duke ngritur disa pyetje në lidhje me impiantin për Fierin. Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja për Median dhe Komunikimin në PD, Silvi Bardhi tha se në vitin 2016, ata që i cilëson si “nonat e inceneratorëve” morën 30 milion euro nga Ministria e Mjedisit për të ndërtuar inceneratorin e Fierit.
Reagimi i plotë
Vetëm me një foto, sot do të tregojmë disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit. Siç mund të jeni në dijeni, kontrata për Inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit. Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin.
Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Përse kjo gjë? Do të çuditej shumëkush. Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim.
Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontrates siguruese. “Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike.
Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike. Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike! Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën!
Disa pyetje të thjeshta:
- 1.Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike?
- 2.Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?
- 3.Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro?
- 4.Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier?
- 5.Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?
- 6.Ne themi se u ndanë mes Rama – Ahmetaj – Agaçi dhe sekserëve të tyre Zoto, Mërtiri etj.
Kush mund të ishte tjetër? Po ju të nderuar shqiptarë, si mendoni?
-
Silvi Bardhi bachella mbese e spiuneve Haskushaj e bija e oficeres se larte Partise Punes Mama Shpreses
Përgjigju -
Hajduti thote kapeni hajdutin por tani ceshtjen e ka spaku dhe nuk kane vler fjalet tuaja shko ne spak denonco dhe dil deshmimtar.
Përgjigju -
Po kur snxorri gje komisioni pse dalin prap kta te pd
Përgjigju -
Ju jeni hajdutet me te medhenj te ketij vendi
Përgjigju -
Sa keni vjedhur ju nuk ka vjedhur askush
Përgjigju -
ju jeni te kulluarit nga qielli ne fakt e ju ngeli per me fol per te tjeret, po ikni m hajduta se e keni bere balt fare
Përgjigju -
jepni llogari iher per leket qe keni vjedh ju pastaj flisni per te tjeret
Përgjigju -
Kur flasin keta per vjedhje o zot qe bejn si te pafajshem qe vetem e kan vjedhur kete popull te pangopurit
Përgjigju -
O zot kush flet per vjedhje ju shifni iher ate non graten qe keni kryetar qe vetem ka vjedh e ka vra
Përgjigju -
Po ju sa keni vjedhur jam shume kurioze te di?
Përgjigju -
Hajdutet me te medhenj jeni vetem ju te PD-se dhe nje projekt qe e nisnit e linit pergjys dhe leket i merrnit per vete e late Shqiperine si mos me keq ,mire qe erdhi Edi e sot jemi ketu
Përgjigju -
Po per krimet tuaja do flisni ndonjehere
Përgjigju -
Po ju pse sflisni per vjedhjet qe keni bere vete
Përgjigju -
Me raft pika more u bet ju te flisni per hajdutlleqe qe u shkepet per vete
Përgjigju -
Ju u ngopet per vete sa ishit ju ngeli te flisni per te tjeret palaco
Përgjigju -
Kush i ka vjedhur eshte denuar dhe i keni pare shume mire po mos na beni sikur jeni me te mire ju se e dim se cfare njerzish jeni
Përgjigju -
Mos na beni dhe hetuesin tani ju te pd se e dim clloj maskarenjsh jeni
Përgjigju -
Turp qe kta te pd flssin akoma ,duhet te rrinit kokulur me ter hordhiqet qe ju kan dal
Përgjigju -
Kta te pd vodhen u shqepen vet dhe nuk e di si nuk i vjen turp sa flssin e per te tjeret
Përgjigju -
ato qe keni vjedh ju kurioz jemi me dit sa esht vleraaa
Përgjigju -
Ome qenkeni zgju nga gjumi ju e me demek tu bo si tzgjut mraft pika????????
Përgjigju









Komente
Komento