Denoncimet për Pjetrin, Kajmakun e Babanin/ PD sulmon Prokurorinë: Po mbron njerëzit e Ramës

Denoncimet për Pjetrin, Kajmakun e Babanin/ PD sulmon Prokurorinë: Po mbron njerëzit e Ramës

Partia Demokratike me anë të një reagimi ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë duke thënë se nuk po zbaton ligjin dhe po zvarrit çështjet për kandidatët dhe kryetarët e bashkive që PD ka denoncuar si të përfshirë në ngjarje kriminale.

Sipas PD duke nisur që nga 1 gushti, kjo parti pretendon se ka paraqitur prova se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë te kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

PD, e konsideron mosveprimin prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë si përpjekje për të mbrojtur njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.

Ndër të tjera në reagimin e PD thuhet se mbrojtja e këtyr personave nga Prokuroria del në pah nga një lëtër e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i çohet për dijeni edhe KLP-së që vlerëson punën e Prokurorit të Përgjithshëm , ambasadës së SHBA, BE, OSBE dhe Këshillit të Europës. Sipas ligjit, deklarimet e rreme në formularin e dekriminalizimit dënohen me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.

PD ka kërkuar në 5 Shtator që t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni që tregon veprimet e prokurorisë për të bërë verifikimin e 3 denoncimeve të bëra nga PD.

“Organi i prokurorisë në shkelje flagrante të ligjit, edhe pse afati është tejkaluar disa herë, ende nuk ka vënë në dispozicion të kërkuesit dokumentacionin e kërkuar, duke na pamundësuar ushtrimin e të drejtave tona ligjore dhe duke mos bërë transparencë për opinionin publik mbi këto raste. “ - thuhet në kërkesën e re për informacion që Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme.

“Kjo sjellje e organit të prokurorisë ngre dyshime të arsyeshme mbi tentativën shtetërore për marrjen në mbrojtje të personave të inkriminuar që kanë arritur, me mbështetjen e partisë në pushtet, të uzurpojnë funksionet publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e dekriminalizimit.”- theksohet në kërkesën e PD.

Duke kërkuar edhe një herë zyrtarisht informacion për procedurat e ndjekura nga prokuroria për të treja rastet, PD u bën thirrje prokurorëve të ngarkuar me këtë çështje, të mos i nënshtrohen presionit politik të Edi Ramës dhe Arta Markut.

“Kapja e qeverisjes nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale, në pushtetin vendor, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, si dhe për vetë sigurinë kombëtare, interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për nisjen e bisedimeve të antarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian.”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Për Valdrin Pjetrin e Shkodrës PD publikoi dokumenta se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge. Për Agim Kajmakun e Vorws se ishte në kërkim nga Greqia për veprën e rëndë të përdorimit të parave të falsifikuara. Për Mark Babanin e Vaut të Dejës se kishte bërë burg dhe ishte dëbuar për vjedhje makinash më Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vilma: 23/10/2019 11:15

    Per Lulzim Kryehajdutin,per Sali Kriminelin,Per Ilir Krymafiozin nuk keni asgje per te thene ju plehra qe pasi sajuat per Geron Xhafen njeri familjar ne pune te tij,plaset duke sajuar gjersa e cuat ne burg,nuk ngopeni ju kerrmat e Shqupit duke sajuar e i bere gropen tjetrit.

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2019 11:07

    Po pse c'ka bere Kajmaku more palo njerez,ka pare punen e tij dhe bizneset e tij,Gjykata ne Janine e shpall te pafajshem jo Babalet e duan ne burg,ptu rrace e felliqur,parti talebane,ku i keni mbledhur te gjithe me kokrra Mul Noka,Strazimiri,Salianji,Grida,Paloqen,Gaz Bardhin,Ristanin.....o zot sa shume jane e te gjithe te kallepit Babale.

    Përgjigju
  • Babale: 23/10/2019 11:02

    Po per Babalen c'fare do ti thoni popullit,qe i shastiset per dite te tera me montazhet tuaja te neveritshme ne zyrat e shqupit??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës