PD nxjerr 'provat' për kryebashkiakun e Vaut të Dejës...Por a është ai i njëjti Mark Babani?! (VIDEO)

TIRANE -  Pas akuzave se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka fshehur identitete të tjera të tij pasi ka qenë i arrestuar dhë dënuar në Itali, këtë të hënë Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, doli me prova. Në fakt ky ishte një pretendim i PD-së, pasi provat janë për identitete dhe diltëlindje që nuk kanë asnjë të përbashkët me ato që vetë Babani ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

PD publikoi një dokument të një personi të arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill  '94-ën në Siçili. Personi në fjalë që PD pretendon se është Mark Babani ka emrin, Saimir Marq Babaj, me ditëlindje 11/06/1997.

Dy identitetet e tjera për të cilat PD ka kërkuar të dhëna, janë Mark Babani i ditëlindjes 08/01/1967, për të cilin nuk rezulton asnjë vepër penale; dhe Mark Babani i ditëlindjes 24/12/1965, një vit lindje ky në të cilin kryebashkiaku i Vaut të Dejës ende nuk kishte lindur!

Në një reagim që ka pasur më herët për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shpreh se ai ka lindur më 24 dhjetorit të vitit 1966, por duke marrë parasysh kohën dhe vonesat për të bërë regjistrimet në vendet e caktuara, i është shënuar ditëlindja më 1 janar 1997, ditën kur prindërit e tij janë paraqitur në gjendje civile.

PD thotë se këto janë identitetet e fshehura të Mark Babanit për të cilat duhet të bëhet subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk i deklaruar në formularin e vetëdeklarimit,

Dokumenti që PD pretendon se ka nxjerrë sistemi shtetëror i burgjeve në Itali

"Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje. Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian", tha Gazmend Bardhi.

Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit

Prej gati një muaji, Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të pakundërshtueshme se tre nga kandidatët e Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit, kanë të kaluar kriminale. Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës e kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Për këtë arsye ata duhet të ishin larguar të gjithë nga detyra që mbajnë në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ishin në burg për fallsifikim.

Filtri përballë shkeljes së ligjit duhet të ishte propozuesi dhe mbështetësi politik i tyre Edi Rama. Akti më normal i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

Edi Rama u detyrohet qytetarëve të Shkodrës një shpjegim pse zgjodhi Valdrin Pjetrin, një trafikant droge, për të përfaqësuar Shkodrën.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë banorëve të Vorës pse u ka caktuar një fallsifikator parash dhe mashtrues si Agim Kajmaku në krye të bashkisë.

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë dhe të flasë sot përse vendosi që të identifikohet me një kriminel si Mark Babani në Vaun e Dejës.

Deri më sot Edi Rama ka bërë të kundërtën e marrjes së përgjegjësisë publike për emërimet e tij kriminale në bashkitë e vendit. Ai është fshehur si burracak pas zvarritjeve të prokurorisë, e cila akoma nuk ka një përgjigje për asnjërin prej kriminelëve të Edi Ramës.

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtet.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama hesht megjithëse e di që rasti më i fundit, i denoncuar nga Partia Demokratike, Mark Babani, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit. Ai është një person me precedent penal, është një i dënuar në Itali dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Media ka transmentuar përbetimet e Mark Babanit, që ai nuk ka patur kurrë problem me drejtësinë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në burg.

Ky është një mashtrim i Mark Babanit, që bëhet nën mbrojtjen e Edi Ramës. E vërteta është se Mark Babani është person me precedent kriminal.

Ky që shikoni është një dokument i nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali.

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.

Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.

Këto të dhëna provojnë se Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg, vendim dënimi apo dëbimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret në Itali.

Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Mark Babani është në dijeni të plotë të faktit se është një person me rekorde të shumëfishta kriminale. Mashtrimi i tij publik se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë, provon se ai ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është vërtetë ai mbrojtësi i Mark Babanit, me kandidimin e të cilit tregoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj Mark Babanit dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

Asnjë vonesë apo manipulim i organit të prokurorisë nuk e fsheh më të vërtetën se Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 16/09/2019 19:29

    Nuk lan njeri pa ber pis keta qent e shqupit. Po ne e dim qe 70% e shqipetareve e kan nderruar emrin,se ndryshe s'hanin buk.

    Përgjigju
  • Arberi: 16/09/2019 17:20

    A ka drejtësi në keto raste shpifje qe ti fusësh në burg krav idiota te pd

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!