Një 44 vjeçar në zonën e Kombinatiti në Tiranë ka marrë nga banesa dy fëmijet e tij të mitur dhe është larguar.

Denoncimi është bërë nga bashkëshorja e tij në Komisariatin nr.6 në kryeqytet. Dyshohet se R.Ç 44 vjeç ka shkuar në banesë dhe ka marrë me vete dy fëmijët e mitur të moshës 12 dhe 7 vjeç.

Kur është kthyer në shtëpi bashkëshortja e tij E.Ç 29 vjeç, nuk i ka gjetur aty fëmijët.

Më pas, ajo ka bërë denoncim në Polici ku thotë se bashkëshorti nuk e lejon t'i takojë fëmijët.

44-vjeçari R.Ç është shpallur në kërkim dhe sipas Policisë ende nuk është zbuluar vendi ku ndodhet. Shkak i largimit të tij me dy fëmijët dyshohet të jenë konfliktet që kanë patur bashkëshortët në familje.

Sipas Policisë së Tiranës 44-vjeçari nuk është larguar jashtë shtetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com