Pastori i Kishës Protestante në Tiranë, është paditur në policinë e kryeqytetit për një ngjarje të pakëndshme. Ai është denoncuar nga një 31-vjeçare e cila është kafshuar nga qeni i Kishës. 

Sipas të dhënave zyrtare, 31-vjeçarja me iniciale A.Q., banuese në Tiranë mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 ka mbërritur në polici ku ka denoncuar se në orën 18:00, në rrugën “Xhemal Tafaj”, e ka kafshuar një qen i kishës protestante që drejtohet nga pastori Akil Pano, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pas kallëzimit, policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. /Gazeta Tema/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com