Deputeti shkruan në ‘Facebook’ se kreditet janë kërkesa të Ministrisë së Arsimit, që ata të kualifikohen për vendin e punës dhe ishin premtuar se do të bëheshin falas. Deputeti Boçi publikoi foton e faturës për kreditet, të lëshuar nga Fondacioni Joscelyn.
"ZHVATJA E MËSUESVE. Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, d.m.th pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit. Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe ëeb e jo më profesionalizëm. Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit.
20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla. Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara. Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune! Rraskapitje, zhvatje dhe tallje. Kjo është reforma në arsim", shkruan deputeti.
(Dokumenti i publikuar nga deputeti i PD, Luçiano Boçi, në 'Facebook')
d.c./shqiptarja.com










