Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga, teksa po shpjegonte bisedat e ish-oficerit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja, ka thënë se është i kërcënuar. Hoxha ka thënë se që prej ditës së djeshme familjes së tij i janë dërguar mesazhe kërcënuese në Facebook. Gazetari ka treguar se kërcënimet janë të njëjta dhe vijnë nga e njëjti person. Gazetari tha se ish-kryeministri Sali Berisha, është i pari që sulmon dhe akuzon mediet dhe gazetarin personalisht, duke mos lejuar që të ketë një mbrojtje për gazetarët.
Jam kërcënuar, familja ime që prej ditës së djeshme është nën panikun e kërcënimit. Familja ime është kërcënuar me mesazhe në Facebook. Por mua nuk më është përgjigjur shteti. I kam denoncuar me emra dhe mbiemra. Unë denoncoj me emra, jo si qytetari dixhital. Jetoj në një shtëpi 56 metra katrorë. Pse s’di unë të shkoj të kërkoj azil, po dinë këta që duan të rrëzojnë Edi Ramën nga azili.
Prandaj thashë se tek ai muri i ministrisë ku protestojnë artistët për Teatrin janë 252 yje, dëshmorë të atdheut që kanë dhënë gjakun në luftë me krimin. Krimi nuk luftohet duke kërcënuar mua në Facebook.
Jam kërcënuar dhe dora dallohet është e njëjta mendje dhe i njëjti tru. Kujt t’i ankohem unë kur Berisha më ka kushtuar 6 statuse duke më akuzuar për banda, krim dhe vrasje. Ai e bën haptazi dhe publikisht. Kur unë dal dhe them që në 2015-ën se është mbjellë drogë. Unë që jam denoncuesi, akuzohem se kam vrarë. Ky që ka xhenazen tek dera. Si të ruhemi ne nga militantët partiakë, majtas dhe djathtas.
“Ty do të të fusim plumbin në gojë”, gazetari Artan Hoxha tregon mesazhin: Para se të hyja në studio u kërcënova
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga, teksa po shpjegonte bisedat e ish-oficerit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja, ka thënë se është i kërcënuar.
Gazetari Artan Hoxha, ka treguar në 45 minuta, një nga mesazhet kërcënuese që ka marrë pak minuta para se të hynte në studio.
Gazetari Hoxha ka thënë se: Mua një nga mesazhet që më erdhi sot ishte para se të hyja në emision: Ty do të të fusim plumbin në gojë. Kjo është fryma që ka krijuar kjo klasë politike, këto dallavere të ndyra politike.
Artan mos e rruaj fare sepse Qeni qe Leh nuk te Kafshon! Banditet dhe Kriminelet e Politikes Kerme 28 Vjeçare do shkojne ne BURG bashke me soj e sorollop dhe do tju sekuhestrohen te gjitha Pasurite dhe do ngelen poshte Urave , kur te dalin nga BURGU mbas 25 apo 30 Viteve , prandaj Vazhdo punen dhe mos ta bej Syri terr nga Krye Kriminelet me Kollare qe sulmojne SKUTAVE si "LEPUJ" duke zene Prita. RESPEKTE per ARTAN HOXHEN
Përgjigju
Faik: 27/09/2018 20:55
RESPEKTE për Artan Hoxhën e vërtetë. NEVERI dhe URREJTJE për Artan Hoxhën (Presidentin) , Mark Markun , Andi Bejtjën , Andi Bushatin , Çlirim Gjatën , Basir HAJDUT Çollakun ! Artan Hoxha i REPORT TV është TRIM , I Ndershëm dhe Transparent me çdo Lajm që Transmenton, dhe ata që e kërcënojnë janë Krriminelë që Nuk i dalin dot përballë askujt , por veprojnë si MINJË HALESH , duke ju zënë PRITA Kundërshtarëve kur NUK ju Pëlqen e verteta.
Përgjigju
KOnjak: 27/09/2018 22:42
Nese eshte e vertet kercenimi i Hoxhes dhe familjes se tij ,jeni teresisht te gabuar.Nuk mund te zgjidhim problemet me arme.S'jemi ne mesjete.C'do shqipetar eshte i aft te arsietoj saktesisht zhvillimet per cdo ngjarie., Nese Hoxha nuk ju duket i vertet,atehere me shkrimet dhe arsietimet tuaj ,tregojini vendin ketij trazivaci.
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24%
Të gabuar
68.5%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2974
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Artan mos e rruaj fare sepse Qeni qe Leh nuk te Kafshon! Banditet dhe Kriminelet e Politikes Kerme 28 Vjeçare do shkojne ne BURG bashke me soj e sorollop dhe do tju sekuhestrohen te gjitha Pasurite dhe do ngelen poshte Urave , kur te dalin nga BURGU mbas 25 apo 30 Viteve , prandaj Vazhdo punen dhe mos ta bej Syri terr nga Krye Kriminelet me Kollare qe sulmojne SKUTAVE si "LEPUJ" duke zene Prita. RESPEKTE per ARTAN HOXHEN
PërgjigjuRESPEKTE për Artan Hoxhën e vërtetë. NEVERI dhe URREJTJE për Artan Hoxhën (Presidentin) , Mark Markun , Andi Bejtjën , Andi Bushatin , Çlirim Gjatën , Basir HAJDUT Çollakun ! Artan Hoxha i REPORT TV është TRIM , I Ndershëm dhe Transparent me çdo Lajm që Transmenton, dhe ata që e kërcënojnë janë Krriminelë që Nuk i dalin dot përballë askujt , por veprojnë si MINJË HALESH , duke ju zënë PRITA Kundërshtarëve kur NUK ju Pëlqen e verteta.
PërgjigjuNese eshte e vertet kercenimi i Hoxhes dhe familjes se tij ,jeni teresisht te gabuar.Nuk mund te zgjidhim problemet me arme.S'jemi ne mesjete.C'do shqipetar eshte i aft te arsietoj saktesisht zhvillimet per cdo ngjarie., Nese Hoxha nuk ju duket i vertet,atehere me shkrimet dhe arsietimet tuaj ,tregojini vendin ketij trazivaci.