“Ty do të të fusim plumbin në gojë”, gazetari Artan Hoxha tregon mesazhin: Para se të hyja në studio u kërcënova

“Ty do të të fusim plumbin në gojë”, gazetari Artan Hoxha tregon mesazhin: Para se të hyja në studio u kërcënova

Gazetari investigativ Artan Hoxha

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga, teksa po shpjegonte bisedat e ish-oficerit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja, ka thënë se është i kërcënuar.

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar në 45 minuta, një nga mesazhet kërcënuese që ka marrë pak minuta para se të hynte në studio. 

Gazetari Hoxha ka thënë se: Mua një nga mesazhet që më erdhi sot ishte para se të hyja në emision: Ty do të të fusim plumbin në gojë. Kjo është fryma që ka krijuar kjo klasë politike, këto dallavere të ndyra politike.


Lajmi kryesor:

Denoncimi i fortë i gazetarit Artan Hoxha: Jam kërcënuar unë dhe familja ime, nga e njëjta dorë


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog