Denoncimi i PD, Albana Vokshi: 150 shkolla të mbyllura, gjendja në arsim katastrofike

Denoncimi i PD, Albana Vokshi: 150 shkolla të mbyllura, gjendja në arsim katastrofike

Deputetja e PD, Albana Vokshi

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se 150 shkolla janë mbyllur në vend. Sipas saj, qytetarët e varfër janë detyruar që të braktisin shkollën. Sipas selisë blu, gjendja në arsim është katastrofike prej politikave të dështuara të qeverisë. 

Janë 150 shkolla të mbyllura, por nuk ka fëmijë të buzëqeshur, po ato janë zëvendësuar me qen, ferra, shkurre dhe pula. Gjendja në arsim është katastrofike dhe kjo ka ardhur si rezultat e politikave të dështuara.

Qytetarët duke qenë kaq të varfër janë detyruar të braktisin shkollën. Nuk janë mbyllur shkolla kolektive, por janë mbyllur shkolla me histori. Janë mbyllur shkollat, të cilat janë që nga viti 1920-25. Arsimi sot është në ditën më të zezë.

Albana Vokshi, deputete e PD

16 deputetë të Partisë Demokratike janë shpërndarë në disa qytete të Shqipërisë për të denoncuar në nisjen e këtij viti të ri shkollor, pikërisht mbylljen e shkollave. 


Lajmi kryesor:

Viti i ri shkollor/ PD shpërndan deputetët nëpër Shqipëri: Qeveria mbylli 150 shkolla!


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja