Ka nisur aplikimi i tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Kompania koncesionare është shprehur se procesi ka nisur pa probleme. Janë 10 sportele ku do të kryhet pagesa, ndërkohë që vetëm për banorët e Kukësit janë vënë në funksion 2 sportele.Siç është bërë e ditur edhe më herët pagesa për banorët e zonës dhe ata që jetojnë në Kukës do të jetë 100 lekë të reja, ndërsa tarifimi do të mbetet 5 euro. Në vendimin zyrtar të qeverisë janë 3 kategori që përfitojnë nga skema lehtësuese për përdoruesit e rrugëve. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.
Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh. Për kategorinë ‘Përdorues të shpeshtë’, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5.000 automjete.
Policia e Shtetit është vendosur në Rrugën e Kombit në afërsi të sporteleve ku do të kryhet pagesa për të siguruar që procesi i aplikimit të tarifës për ditën e parë do të kalojë pa probleme. Prej disa ditësh në rrjetet sociale është shpërndarë thirrja për organizimin e një proteste në Rrugën e Kombit. Shqiptarja.com mëson se në ndihmë të policisë së Rendit kanë shkuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana. 10 furgona të FNSH-së janë stacionuar në Kukës-Kalimash. Anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur për të protestuar në qendër të Kukësit, ndërsa pjesëmarrja në protestë ka qenë minimale.
Protesta sot në Kukës
Pak muaj më parë, më 31 mars 2018, një protestë e dhunshme përfshiu Rrugën e Kombit, aty ku banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe nga të tjera zona të veriut, kundërshtuan aplikimin e tarifës për kalimin në këtë rrugë.
Qeveria vendosi që ta pezullonte nisjen e pagesës në prill, duke e rifilluar atë ditën e sotme, përmes një skeme lehtësuese për banorët e Kukësit dhe përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge.
Ka nisur aplikimi i tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton nga sportelet e Rrugës së Kombit se situata është normale, dhe se kalimi nëpër sportele vijon normalisht. Rusta ka thënë se nuk ka fluks kalimi dhe as organizim proteste.
Kalimi atëherë ka edhe zbritje në çmim. 200 lekë për çdo dalje, ka shërbim 24 orësh. Stacioni funksionon me personel në sportel. Ka prani të policisë, ka disa postoblloqe në hyrje-daljet e Kukësit. Nuk është organizuar protestë tek sportelet. Ka patur një ngatërresë për vendet ku do të bëhet kalimi.
Arsen Rusta, gazetar i Report Tv
Pas nisjes së aplikimit të tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit, është paralajmëruar nisja e një proteste në afërsi të sporteleve ku do bëhet pagesa.
Shqiptarja.com mëson se në ndihmë të policisë së Rendit kanë shkuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana. 10 furgona të FNSH-së janë stacionuar në Kukës-Kalimash.
Në Kolsh ndërkohë ka një postobllok të policisë Rrugore. Dy postoblloqe të tjera janë vendosur në hyrje dhe dalje të Kukësit tek ura e Drinit të Zi.
Forcat e FNSH-së ndodhen edhe në vendin ku do të bëhet pagesa.