Viti i ri shkollor/ PD shpërndan deputetët nëpër Shqipëri: Qeveria mbylli 150 shkolla!

Viti i ri shkollor/ PD shpërndan deputetët nëpër Shqipëri: Qeveria mbylli 150 shkolla!

Deputetët e PD-së, Endri Hasa dhe Luçiano Boçi, deputetë të PD

16 deputetë të Partisë Demokratike janë shpërndarë në disa qytete të Shqipërisë për të denoncuar në nisjen e këtij viti të ri shkollor, mbylljen e shkollave. Në Shkodër ndodhet deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku, ndërsa në Elbasan, dy deputetët demokratë Endri Hasa dhe Luçiano Boçi kanë thënë se shkolla që është mbyllur në Bradashesh ka kushtuar 2 milionë euro. Boçi ka theksuar se shkolla me një infrastrukturë moderne është mbyllur për t’u dhënë me qira. Ndërkohë sipas një bilanci të Partisë Demokratike, në të gjithë vendin janë mbyllur 150 shkolla.

Ky oborr bosh flet më shumë se çdo fjalim pompoz i kryeministrit. Urojmë nxënësit por situata e arsimit shqiptar është alarmante. Prapa nesh qëndron një godinë e bukur, e nisur nga qeveria jonë kjo shkollë është mbyllur. Është lënë si rrënojë sepse babëzia e kësaj ministre është evidente. Kjo godinë është dhënë me qira për klientelën e qeverisë. Këtë vit, njësoj sin ë të gjithë Shqipërinë në Elbasan janë mbyllur qindra shkolla. Nxënësit e kësaj zone duhet të ecin me këmbë për të shkuar në shkolla.

Luçiano Boçi, deputeti i PD-së

Mbyllja e shkollave është raportuar përgjatë muajit të fundit nga Report Tv dhe Shqiptarja.com në shumë zona të Shqipërisë. Por ministria e Arsimit dhe Drejtoritë e Arsimit në rrethe kanë thënë se mbyllja e shkollave nuk ka ardhur për shkak të uljes së numrit të nxënësve, por për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Denoncimi i PD, Albana Vokshi: 150 shkolla të mbyllura, gjendja në arsim katastrofike

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se 150 shkolla janë mbyllur në vend. Sipas saj, qytetarët e varfër janë detyruar që të braktisin shkollën. Sipas selisë blu, gjendja në arsim është katastrofike prej politikave të dështuara të qeverisë. 

Janë 150 shkolla të mbyllura, por nuk ka fëmijë të buzëqeshur, po ato janë zëvendësuar me qen, ferra, shkurre dhe pula. Gjendja në arsim është katastrofike dhe kjo ka ardhur si rezultat e politikave të dështuara.

Qytetarët duke qenë kaq të varfër janë detyruar të braktisin shkollën. Nuk janë mbyllur shkolla kolektive, por janë mbyllur shkolla me histori. Janë mbyllur shkollat, të cilat janë që nga viti 1920-25. Arsimi sot është në ditën më të zezë.

Albana Vokshi, deputete e PD

16 deputetë të Partisë Demokratike janë shpërndarë në disa qytete të Shqipërisë për të denoncuar në nisjen e këtij viti të ri shkollor, pikërisht mbylljen e shkollave. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska: 17/09/2018 14:22

    Qa bo kjo nurva pdse vetem te shpifi.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/09/2018 12:53

    Fiks burra ku**a llafazane. Kujtojne se me stilin e Mones do vijne ne pushtet. O pika qe nuk te bie more Luciano.

    Përgjigju
  • Plaku: 17/09/2018 10:10

    Hienat e PD_se,ne vend qe te shkojne te bejne punen ne parlament,gje per te cilen janë zgjedhur dhe paguhen,bredhin rrugeve. Keto tipa populli kur ti shohe ne rruge duhet t'ju veje drune......deputete te ndyre qe ta shpifni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja