Denoncimi i PD/ Balliu: Fondet IPARD për bujqësinë i kalojnë inceneratorëve

Denoncimi i PD/ Balliu: Fondet IPARD për bujqësinë i kalojnë inceneratorëve

Klevis Balliu

Për Partinë Demokratike të Sali Berishës fondet IPARD të BE-së për bujqësinë “shkojnë te inceneratori i Veliajt”. Kështu ka dekaluar sot përgjegjësi i Organizimit në PD e Berishës, Klevis Balliu. Sipas Balliut, inceneratori i Tiranës vjedh fondet e BE-së për bujqësinë. “

Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikuar me mijëra biznese në këtë sektor për t’u falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve”, shprehet ai.

Balliu publikuoi disa dokumente duke thënë se “personi fizik E.B administrator me të drejtë firme tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion inceneratorin e Tiranës ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV. Më pas E.B kontakton kompaninë Consultting se Partners të Stella Gugallias, që kjo të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD”.

Fondet IPARD janë grante të pakthyeshme të BE që mbështesin bujqësinë në Shqipëri.

Postimi i plotë i Balliut

Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikur me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve.

SHPJEGIMI I FAKTEVE;

Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE.

Personi fizik E.B administrator ME TË DREJTË FIRME tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion INCENERATORIN E TIRANËS.

E.B ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV. 

Më pas E.B kontakton kompaninë CONSULTTING SE PARTNERS TË STELLA GUGALLIAS, që kjo të bëjë gati dokumentat për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD.

Fondet IPARD janë GRANDE TË PAKTHYESHME TË BE QË MBËSHTESIN BUJQËSINË NË SHQIPËRI.

Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë GUGALLES që është shpallur në KËRKIM NGA SPAK PËR INCENERATORËT, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro. 

E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve.

Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar