Denoncimi i PD: Bie tavani i pediatrisë në Tiranë! QSUT: S'ka fëmijë të dëmtuar, kanë nisur hetimet

Denoncimi i PD: Bie tavani i pediatrisë në Tiranë! QSUT: S'ka fëmijë të dëmtuar, kanë nisur hetimet

TIRANË- Suvaja e tavanit në Pediatrinë në Tiranë ka rënë mesditën e kësaj të marte. Ka qenë PD-ja e cila ka bërë denoncimin teksa ka deklaruar se ka pasur edhe një fëmijë të lënduar.

"1 qershori në Pediatrinë Tiranë!Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmije nga rënia e tavanit. Duhet hetim dhe vënia para drejtësise të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht ne vend ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin", shkruan Zhupa.

Mirëpo në reagimin zyrtar të QSUT-së mohohet që të ketë pasur persona të lënduar, teksa bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe më pas marrjen e masave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
PD denoncoi rënien e suvasë në Pediatrinë e Tiranës, QSUT: Nuk ka fëmijë të dëmtuar! Kanë nisur hetimet

QSUT ka konfirmuar se një pjesë e suvasë në tavanin e Pediatrisë ka rënë, por fatmirësisht nuk ka fëmijët të dëmtuar. Në reagimin zyrtar, njoftohet se një grup ekspertësh ka nisur hetimet për të vlerësuar shkaqet e incidentit dhe marrjen e masave.

"Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme", QSUT.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë