TIRANE-Zyrtari i PD-së Kreshnik Çollaku denoncon se mbi 100 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut. Ai thotë se shqiptarët po përpiqen të kontaktojnë, por numrat e ambasadës nuk përgjigjen. Çollaku e cilëson si të turpshme dhe denigruese këtë situatë.

"Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut. Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet. Situate e turpshme,degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.

Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdesen per jeten,interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.

Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur. Indiferenca e drejtuesve te perfaqesive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.

Mjerisht,ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare,miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve. Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik,ndersa qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes" shkruan ai.