Denoncimi i prokurorit/ Sokol Stojani: Si më shantazhoi Fatmir Mediu për dosjen Gërdeci

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani, ka shpjeguar para Komisionit të Vetingut përplasjet mes ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, pasi e procedoi penalisht për shpërthimin në Gërdec, ku humbën jetën 27 fëmijë, gra dhe burra, u plagosën rreth 300 të tjerë, ndërsa u hodh në erë një fshat i rërë mes Tiranës dhe Durrësit. Sqarimet e prokurorit Stojani reflektohen në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, trupë e cila ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin pasi ka kaluar me sukses të tre testet e Vetingut, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Më datë 24.03.2009, Fatmir Mediu kallëzoi prokurorin Stojani për shpërdorim detyre në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mediu ka kallëzuar faktin se më datë 19 mars 2009 ai ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”. Sipas tij, prokurori Sokol Stojani ka komunikuar me SMS me gazetarët që kanë qenë pjesë e panelit të emisionit, ku ka qenë i ftuar edhe Mediu. Në këto komunikime, sipas Mediut, prokurori u ka sugjeruar gazetarëve pyetje publike. Këtë veprim, Mediu e konsideroi si vepër penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.04.2009 vendosi “Mosfillmin e procedimit penal nr. (***), datë 27.03.2009”, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Shpjegimi i Stojanit
Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani ka shpjeguar para KPK se kallëzimi i Mediut ishte pjesë e strategjisë së tij dhe shantazhit për të shpëtuar nga përgjegjësia për dosjen Gërdeci. “Ky kallëzim nuk ishte rrufe në qiell të pastër, por pjesë e një strategjie për të dëmtuar kompaktin dhe kredibilitetin publik të grupit të hetimit, nëpërmjet shantazhimit e baltosjes së figurës, apo dhe duke përdorur truke procedurale. Duke ngritur pretendime -që në fakt nuk mund të konsideroheshin si shkaqe ligjore, - ish-ministri i proceduar penalisht prej nesh synonte të vepronte taktikisht me kërkesa procedurale, që t’i imponohej Prokurorit të Përgjithshëm, por dhe mua si drejtues i hetimeve ndaj tij për të dhënë dorëheqjen nga çështja apo për ta përdorur si shkak ligjor për zëvendësimin tim nga grupi i hetimit dhe mosinformimin e Prokurorit të Përgjithshëm rreth gjendjes së procesit hetimor, me argumentin e konfliktit të interesit”, është shprehur prokurori.

Refuzimi i dorëheqjes
Prokurori Sokol Stojani thotë se ka refuzuar të dorëhiqej nga drejtimi i grupit hetimor për dosjen Gërdeci, ku i pandehur ishte marrë edhe Fatmir Mediu, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes. “Duke i vlerësuar me seriozitet situatat dhe mjetet e përdorura nga ish-ministri etj., duke mbajtur parasysh interesat e mbarëvajtjes së hetimit të çështjes, në mënyrë që të mos cenohej uniteti i grupit pas një dorëheqjeje tjetër, që në thelb do ishte komoditet si për Prokurorin e Përgjithshëm, ashtu dhe për mua personalisht, morëm përsipër përgjegjësitë dhe natyrisht që dhe unë refuzova dorëheqjen, duke i rrëzuar shkaqet për përjashtim si të pabazuara ligjërisht. Ndërkohë, lidhur me kallëzimin ndaj meje ka vendosur prokurori i çështjes, vendim i cili është tashmë i formës së prerë dhe i pacenueshëm ligjërisht”, ka sqaruar Prokurori.

Konkluzionet e KPK për prokurorin Sokol Stojani

1. Kriteri i pasurisë
Në përfundim, trupi gjykues, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, arrin në përfundimin se: Nga kontrolli i pasurisë ndaj subjektit të rivlerësimit nuk u evidentuan pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht. Ai ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin dhe ka pasur burime financiare të ligjshme e të mjaftueshme. Pasuria e subjektit të rivlerësimit dhe e personave të lidhur rezulton të jetë e ligjshme, nuk ka deklarim të rremë apo të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Subjekti nuk gjendet në situatë konflikti interesi. Trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

2. Pastërtia e figurës 
Nga hetimi administrativ nuk u gjetën elemente që të vërtetojnë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës. Deklarimet e subjektit të rivlerësimit rezultuan të sakta dhe të vërteta. Trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës.

3. Aftësia profesionale
Vlerësimi i aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit u bazua në (i) gjetjet e mësipërme dhe (ii) pas një analize të bërë në përputhje me ligjin nr. 84/2016 “Për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në kreun II të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në përfundim, relatori i çështjes propozoi për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Stojani: “I aftë”. Trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, sipas parashikimit të nenit 59/1, germa “c”, të ligjit nr. 84/2016.

Faksimile e vendimit për prokurorin Sokol Stojani

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 15/11/2018 09:25

    Akuzë tepër e rëndë ! Duhet të mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare me patjetër . . . . Të kërcënosh një Prokuror në Vendet e BE dhe USA , ti hedhin 'çelsat në det' brenda 24 Orëve. Ku është Zonja ARTA MARKU ???!!! Apo po presin Prononcimin e AMBASADÊS AMERIKANE që ti futen punës ???!!!! Arrestoni Fatmir Mediun sa më parë

    Përgjigju
    • Populli: 15/11/2018 11:33

      Shume e vonuare prokuroria me medoun dhe te tjeret;apo duhet te therresin ambasadat e huaja qe te filloje levizja!!!!!

  • Zani: 15/11/2018 08:55

    I bëj thirje Zotit Denis Minga dhe Artan Hoxhës që të bëjnë një EMISION për këtë KRIM që ka ndodhur , sepse këto Akuza që ka hedhur PROKURORI STOJANI janë shumë shumë shumë të rënda , dhe èshtè një SUPER KRIM që KRYEHAJDUTI dhe KRYEHAJDUTI me DAMKË FATMIR MEDIU i ka bërë një PROKURORI ????!!!!!

    Përgjigju
  • Faik: 15/11/2018 08:20

    Një AKUZË Super Super e Rëndë ! ? Duhet me patjetèr tè ARRESTOHET Fatmir BANDIT Mediu dhe menjèherè të prononcohet AMBASADA AMERIKANE për këtë akt SUPER KRRIMINAL dhe i PaPranueshëm nga një ish Ministèr KRRIMINEL , BANDIT , KUSAR dhe KRYEHAJDUT si Fatmir Mediu . SHTETI dhe ARTA MARKU duhet të ngrihet në këmbë me këtë deklaratë të këtij Prokurorit STOJANI ! Le të presim dhe shikojmë a do të Arrestojë PROKURORIA KRIMINELIN dhe KILLERIN Fatmir Mediu ???!!! Në qoftëse JO , Shqiptarët duhet të Zhduken nga Shqipëria Nesër , sepse kjo është një AKUZË shumë shumë e rëndë ! Të KËRCÊNOSH një PROKUROR në USA apo GJERMANI , tê Fluturon KOKA , JO Politikan të Jesh , por edhe MILJADER dhe SUPER MAN ! PROKURORIA èshtë SHRETI vet në USA dhe GJEDMANI ! Le të presim ?

    Përgjigju
    • Fraiku: 15/11/2018 13:56

      O Faik Mavria amerikanet ishin vete te interesuar qe ajo ceshtje te mbyllej. Prokuroria e beri detyren por Sali krimineli i dha serish imunitet Fatmir Mehdi Fara dhe shpetoi. Duhey rihapur ceshtja gerdeci qe djali i fatorinos te shkoje aty ku e ka vendin.

  • Ardi: 15/11/2018 07:47

    Dhe ti e rregullove mirë fare ... Ca i bëre ti Mutiut?një M..asgjë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja