Denoncimi i Shehut për bllokimin e kardiologjisë, reagon QSUT: I jemi përgjigjur çdo emergjence! Kemi fondin e nevojshëm për materialet mjekësore

Mjeku Tritan Shehu, njëherazi deputet i Partisë Demokratike, denoncoi publikisht se prej një muaji kardiokirurgjia në QSUT është e bllokuar. Sipas tij, në këtë repart mungojnë materialet për operacione në zemër siç janë oksigjenatorët, por gjithashtu – thekson Shehu – mungojnë edhe medikamente.

“Dhe ajo sasi shumë e vogël oksigjenatorësh e ruajtur nga shërbimi nuk siguron dot as nevojat e plota të urgjencës mjekësore, jo më ato të një aktiviteti normal. Asnjë rimbursim nga shteti dhe për këtë situatë anormale të krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shtetërore”, shkruan Shehu.

Report Tv u interesua zyrtarisht pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku në përgjigje nuk pranohet që operacionet të jenë bllokuar.

“QSUT i është përgjigjur çdo emergjence dhe ka garantuar vazhdimësinë e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale, sipas përcaktimeve mjekësore”, thuhet në reagim.

QSUT nuk pranon në mënyrë indirekte se nuk ka materiale mjekësore , por thotë se i ka fondet për të vijuar blerjen dhe se zgjidhja e  afërt është në dorë të afateve që merr tenderi.

“QSUT ka në dispozicion fondin e nevojshëm dhe është në procedura për vijimin e procesit të furnizimit me materialet mjekësore, sipas procedurave të prokurimit publik në zbatim të legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.

Report Tv intervistoi edhe familjarë pranë shërbimit të kardiokirurgjisë të cilët thanë se kanë të afërm të tyre që aktualisht janë duke kryer operacione si raste emergjente.

“Kemi të sëmurë. Është bërë operacion sot , tani sa doli. Përderisa u bë operim është rast i rëndë.”

Të tjerë pacientë tregohen mosbesues ndaj reagimit të QSUT-së, dhe thonë se shteti duhet të marr masa të menjëhershme për sigurimin e këtyre materialeve mjekësore, pasi kostoja e këtij shërbimi në privat është e papërballueshme.

“Detyrimisht do drejtohesh te privati, por shteti duhet të bëj punën e tij. Ka njerëz që nuk ka mundësi të drejtohen tek privati.”

Mesatarisht në shërbimin e kardiokirurgjisë kryhen 4 operacione në ditë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri