Denoncimi i studentit të Politeknikut për Report Tv: Çdo ditë nisemi për në mësim, një grup prej 20 studentësh na bllokojnë hyrjen

Denoncimi i studentit të Politeknikut për Report Tv: Çdo ditë nisemi për në mësim, një grup prej 20 studentësh na bllokojnë hyrjen

Studentët e Universitetit Politeknik në protestë

Protesta studentore nga masiviteti i ditëve të para të dhjetorit, tashmë është lokalizuar në grupe të vogla, kryesisht të përbërë nga militantë të FRPD dhe LRI. Në pjesë të mirë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës por jo vetëm, mësimi ka nisur pavarësisht vështirësive të krijuara. Ndërsa në pjesën tjetër të fakulteteve si te Ekonomiku, Juridiku, në disa fakultete te Universiteti Politeknik dhe te ai i Mjekësisë, një grup i vogël studentor bllokon hyrjet me tavolina dhe karrige dhe pengojnë zhvillimin e mësimit.

Në redaksinë e Report Tv ka mbërritur ditën e sotme një denoncim nga një student i cili thotë se studentët mblidhen çdo ditë përpara Universitetit për nisjen e mësimit, por ata nuk lejohet të futen brenda auditoreve nga grupi i vogël protestues jo më shumë se 20 persona. Report Tv do të ndjekë nga pranë këtë problematikë të konstatuar në disa fakultete ku nuk zhvillohet mësim prej dy javësh pas pushimeve të fundvitit ku mendohej se studentët do t'u riktheheshin auditoreve me plotësimin e pjesës më të madhe të kërkesave të tyre përmes Paktit për Universitetin të ofruar nga qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2018.

Denoncimi i studentetit për Report Tv:
Përshendetje,
une jam nje student i universitetit politeknik te tiranes tek korpusi sheshi nene tereza aty te hene eshte bllokuar hyrja nga 20 studente me karrige e banka jemi nje numer shume i madhe per mesim dhe jemi mbledhur cdo dite per mesim ne oren 9 te fakultetit ,jemi perballur me ta qe te hapin deren kemi nevoje per kameren tuaj te korpusi qendror sheshi nene tereza dhe ne studentet mblidhemi te oborri i fakultetit nga ana e liqenit jo nga sheshi duhet te hyni nga parkingu dhe aty jane nje numer i madh studentesh qe kerkojne hapje dyersh shpresojm qe neser te vini te shikoni ca po ndodh nk lejohet asnje te hyje ne shkolle.

Denoncimi nga një student në redaksinë e Report Tv

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ADRIAN: 16/01/2019 22:21

    IK RE KOKRRA LEGENIT

    Përgjigju
  • lubonja: 16/01/2019 21:55

    Kete gje i meson liderja shpirterore ne jale

    Përgjigju
  • Robi: 16/01/2019 17:49

    Janë horrat e leshitdhise të trajnuar në haremin veror të Jales dhe të harsallosur keq, duan vetëm kafe, seks, rrëmuja, dhe harem. I komandon Nafije Dybeku Baxhella, Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Floida surrat ufo

    Përgjigju
  • Studenti: 16/01/2019 16:42

    Edhe tek ekonomiku sot e kane bllokuar deren pasi dje filloi mesimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali