Denoncimi i VOA-s për punësime partiake, Rama: Llogje telefoni, verifikoni dokumentat dhe ballafaqoni rezultatet

Pas publikimit të lajmit nga Zëri i Amerikës, se zyrtarë të Partisë Socialiste kanë ndërhyrë tek ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, për të punësuar militantë partiak ka reaguar edhe kryeministri Rama. "Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.“-shkruan Rama në rrjetet sociale.” Menjëherë kanë reaguar nën-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, të cilët kanë cilësuar punësimet partiake si krim shtetëror.

Publikimi nga Zeri i Amerikës i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndêrhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!”

Ervin Salianji, Deputet i PD

Pamë sesi që nga kreu i Komisionit të Ligjeve, një nga "korifejtë" e reformës në Drejtësi, ishte një nga ata ordinerët që merrej me vende punë, plus deputetë të tjerë. pra një radhë deputetësh që ishin sekserë punësimesh dhe asgjë më shumë.

Petrit Vasili, Nënkryetar i LSI

Pas tyre ka ardhur dhe një reagim nga kryetari Lulzim Basha. Basha thotë se Rama sulmoi Zërin e Amerikës si i dëshpëruar: "Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!"

Në shkrimin e Zërit të Amerikës, që i referohet përgjimeve telefonike të Arben Çukës, theksohet se disa deputetë por edhe persona pranë zyrës së Kryeministrit telefonojnë për punësimin e militantëve. Ndër deputetët që kanë telefonuar përmenden edhe deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Klodiana Spahiu dhe Paulin Stërkaj. Ndërsa vetë deputetët kanë pohuar se kanë kërkuar informacion se pse janë bërë disa transferime punonjësish, banorë të zonës së tyre, për të cilët kanë pasur edhe ankesa.

Në një tjetër rast përmendet edhe shefja e kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga. Sipas këtij shkrimi, nga asistentja e zonjës Bizhga ka ardhur interesimi për një vajzë të quajtur Vitiona Dervishi, që kishte konkurruar për të punuar pranë Drejtorisë së Burgjeve, pasi pas vdekjes të babait të saj, punonjës i Policisë së Shtetit, ajo kishte shprehur dëshirë për të punësuar pranë Burgjeve. Ky rast ishte adresuar për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me zonja Bizhga bashkë me 20 raste të tjera, të gjithë të adresuara tek zyra e punës.

Nga një interesim të Report Tv pranë Kryeministrisë, del që Vitiona Dervishaj kishte marrë pjesë në konkurs dhe kishte dalë fituese, por Drejtoria e Burgjeve nuk e kishte filluar ende procedurën për ta marrë në punë. Për këto arsye Motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar sqarime nga Vali Bizhga, e cila nëpërmjet asistentes së saj ishte adresuar te Drejtori i Burgjeve për sqarime të mëtejshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinionin I popullit: 15/01/2019 01:37

    RILINDJA + Ed Rama = KORRUPSIONHAJDUTERIKRIMINALITET

    Përgjigju
  • Mirua: 14/01/2019 23:20

    Ik ore pirdhu mut i gjate. Vetem ti je i kulluar. Ben shqiptaret per budallenj kujton se do besh dhe boten. Je i krimbur si te gjithe te tjeret. Kishim shpresa te ty ama nje mut dole.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja