Denoncimi: Përpunuesit do rrisin çmimin e bulmetit! Nga 15 shkurti, deri 38% më të larta! ‘Konkurrenca’ në terren për monitorim

Kompanitë e përpunimit të qumështit në Shqipëri kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë, se duke nisur nga data 15 shkurti i këtij viti, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë rritje të çmimit deri në 38 %. Ky denoncim u bë publik nga kreu i shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, Ervin Resuli, por askush nga shitësit në markete e tregje nuk guxon të flasë. Report TV tentoi t’i pyesë disa tregtarë në disa pika shitje në Tiranë, por të gjithë jashtë kamerave thonë se ndihen të frikësuar të flasin, duke e pranuar me siguri se kanë marrë njoftime nga përpunuesit e qumështit se pas 15 shkurtit çmimet do të rriten.

Denoncimi publik u bë me 7 shkurt dhe Autoriteti i Konkurrencës një ditë më pas, më 8 shkurt, njoftoi se ka nisur monitorimin e tregut për të parë nëse ka apo jo ndonjë marrëveshje të fshehtë mes kompanive për të vendosur çmimet, duke kujtuar se nëse do të konstatohen shkelje, ndërmarrjet e përpunimit të qumështit do të sanksionohen me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Megjithatë, lëvizja që Autoriteti i Konkurrencës ka parashikuar të bëjë, është vetëm ajo e monitorimit në terren, për të parë nëse nga 15 shkurti do të ketë apo jo ndryshim abuziv të çmimeve të bulmetit.

Qytetarët, pjesa që e vuan në kurriz këtë situatë, thonë për Report Tv se kanë dëgjuar për rritjen e mundshme të çmimeve, megjithatë shprehen të pafuqishëm për ta ndryshuar këtë realitet, që ia vret xhepat edhe me çmimet aktuale.

"Janë rritur shumë, sidomos djathi dhisë. Djath dhie mora, nga 10.5, në 12 mijë ka shkuar", tregoi një zonjë.

"Sapo shumë po vijnë e po shtrejntohen më shumë. Djathë të bardhë më të lirin, 7 mijë mora" , tha një tjetër.

"Mora djathin 7 mijë leksh, mora gjalpë 200 gramë", tha një qytetar tjetër.

Çmimet e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm si pasojë e luftës në Ukrainë. Report TV ka vëzhguar edhe më herët tregjet e marketet në Tiranë, ku veçanërisht gjatë muajve të fundit të vitit 2022, çmimet e djathit dhe gjalpit të dhisë e të deles, nisën të pësojnë dyfish rritje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionist: 09/02/2023 18:29

    Po cfar konkurrence mor aman.Ktu cdo dit e me keq po shkon gjithcka.. te pasurit pasurohen e te varfrit varferohen me shum.Kjo qeveri nuk ja ka iden nw cfar gjendje jan pensionistet dhe ngre pensionet 2%.Si mund te mendosh qe jetohet me 20 mij lek pension dhe te paguash rritjet marramendese te cmimeve.Ktu kan rendesi pedonalet e lungomaret e njerzit nuk kan lek per buk.Ky vend ka marr fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar