DURRËS -  Një 33-vjeçar ra në prangat e policisë së Durrësit pasi bëri një kallëzim të rremë duke deklaruar në polici se i kishin vjedhur 30 mijë lekë të reja në banesë.

Specialistët për Krimet në  Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Blerim Demën pasi më  6 korrik ka bërë kallëzim se dy persona të maskuar dhe me thikë i kanë vjedhur 30.000 lekë në banesë.
 
Nga verifikimet e bëra nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallzëim të rremë pasi lekët i kishte humbur në kazino.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)