Denoncimi, infermierja: Farmacitë po shesin ‘vdekjen’ e adoleshentëve

Denoncimi, infermierja: Farmacitë po shesin ‘vdekjen’ e adoleshentëve

Adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta. Gjatë takimit në Kryeministri, njëra nga punonjëset e njësisë së platformës së bashkëqeverisjes solli rastin e denoncimit të shitjes së medikamenteve anti depresivë nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes. ‘Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një cështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve.

Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.

Kam ardhur për të sjellë eksperiencën time, jam gjetur katër herë para situatave dramatike, të rinj që kanë marrë anti depresive më shumicë 10-20 kokrra, kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Ka qenë emergjente. Duke biseduar me familjet, më kanë thënë që fëmijët e tyre i marrin pa vështirësi në farmaci. Janë të gjitha anti-depresivë që të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Më është kërkuar nga prindërit që të ngre zërin për këtë rast. I shkrova platformës dhe më është përgjigjur. Unë nuk jam këtu për të dënuar farmacistë por për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Edhe sot që flasim këta të rinj shkojnë në dy farmaci më tutje. Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep. Është një gjendje shumë dramatike.

Infermierja Silvana Sinani

Kryeministri u shpreh se administrata është vendosur në lëvizje, ndërsa janë planifikuar takime me Urdhrin e Farmacistit, por edhe ndryshime në ligj.

Faleminderit për ngritjen e zërit për të vënë në lëvizje jo vetëm administratën. Ne kemi planifikuar që në ditët në vijim të organizojmë takim me Urdhrin e Farmacistit për të ngritur këtë problem shumë serioz dhe në planin e punës ndryshimet përkatëse në ligj dhe të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme me masat drastike në cdo rast ku shfaqet ky fenomen që mund të rezultojnë vdekjeprurës për adoleshentët.

Edi Rama


Lajmi kryesor:

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes e hapur edhe për denoncime nga emigrantët


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy