Denoncimi në Report Tv,
Kumbaro pezullon punimet

Denoncimi në Report Tv,<br />Kumbaro pezullon punimet<br>
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka bërë një hap pas në lidhje me skandalin e denoncuar nga Report Tv mbi ndërtimin që po kryhet brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit. Pas denoncimeve nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, te cilat kane faktuar me foto e video skandalin në zonën historike të trashëgimisë sonë kulturore, ministrja Kumbaro ka kërkuar ndërprerjen e punimeve. Në një intervistë televizive këtë të shtunë, Kumbaro tha se ka pezulluar punimet për objektin në park për të sqaruar më parë të gjitha pyetjet dhe më pas për të vijuar punimet.

“Punimet kanë filluar që në muajin gusht. Por në fillim të kësaj jave unë kam kërkuar përmes një shkresë të ndalohen punimet për objektin në park (jo pezullim) me bindjen që vlen, se duhet të sqarohen të gjitha pyetjet, nga të gjithë faktorët, nga të gjithë aktorët dashamirës, apo dashakeqës, dhe kjo për një rëndësi që unë i jap transparencës dhe opinionit publik. Kur të shterohen të gjitha pyetjet do të vijohet me punimet. Punëtorët janë larguar, vetëm disa prej tyre po punojnë për mbulimin e sitit, për të mos u dëmtuar materialet nga agjentët atmosferikë”, tha ministrja Kumbaro.

"Ka një dezinformim të madh që vjen nga padija dhe fatkeqësia. Më e udhës do ishte të gjithë ata që flasin nga zhurmat të dalin dhe të shohin në terren. Bëhet fjalë për një objekt ka pasur një projekt për ta bërë kafene. Vazhdon të ekzistojë prej dekadash. Ky objekt është bosh. Nga ana tjetër kemi një rritje të fluksit të turistëve në Butrintit krahasuar me vitet e tjera. Këtij objekti nuk i shtohet asnjë centimetër volum. Ka një platformë druri. Kjo zë një hapësirë prej 100 metra katrorë. Sipas kartës së restaurimit thuhet se në zonën arkeologjjike nuk lejohen ndërtime të reja dhe kjo është respektuar. Po ashtu thuhet që lejohen restaurime dhe kjo ka ndodhur, prandaj është vendosur dru. Kjo pikë shërbimi është pjesë e një filozoifie më të gjerë për shkak të numrit të shtimit të vizitorëve. Në këtë kontekst kemi katër vjet që meremi me shërbimet. Atëherë ne kemi 4 vjet që kemi bërë një paketë shërbimesh të plota. Aty nuk bëhet fjalë për restorant të mirëfilltë”, tha ministrja Kumbaro.

Gazetarja: Po çfarë do të ofrojë kompania e salçiçeve?

Ministrja: Kompania në fjalë është një nga taksapaguesit e rregullt të shtetit shqiptar deri edhe tek linjat ushqimore të lehta, këtë gjë e bën në një kontratë të rreptë shërbimi siç është kjo. Do të jenë linjat të lehta ushqimi dhe pije të lehta.

Gazetarja: Po salçiçe të tymosura?

Ministrja: Është qartësisht e shkruar në kontratë kjo gjë, ku përcaktohet dhe pjesa estetike. 

Ndërsa për sa i përket  kompania e salsiçeve në park, Kumbaro deklaroi: 'Kompania në fjalë është një nga taksapaguesit e rregullt të shtetit shqiptar dhe eshte specializuar ne linjat ushqimore të lehta. Pese firma te tjera qe ne kohe te ndryshme kane aplikuar per te realizuar te njejtin sherbim, ne i kemi skualifikuar".

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari