2 ditë pasi në rrjetet sociale u shpërnda alarmi për një pilulë jeshile, e cila dyshohej se mund të kishte përmbajtje droge, dhe që ishte gjetur nga në mësuese e një shkolle, e cila pretendoi se sillte përgjumje te nxënësit, policia ka zbardhur se çfarë përmban lënda në fjalë. Nga analizimi në laboratorin e toksikologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultoi se kjo pilulë nuk përmban lëndë psikotrope apo drogë, por vetëm vitaminë E, e cila nuk është e dëmshme
“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:
Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E, informoi sot policia.
Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Rasti u denoncua nga një mësueseje e kësaj shkolle e cila sinjalizoi prindërit e fëmijëve për “substancën” që nuk dihet nëse ka përmbajtje narkotiku apo përbërës psikotropë sintetikë.
Trupi ynë ka nevojë për një sasi minimale të vitaminës E për të funksionuar sa më mirë. Kërkesa ditore, në fakt, është rreth 10-13 mg për fëmijët dhe të rriturit.
Nga ana tjetër, një mungesë e mundshme e vitaminës E mund të justifikohet nga kushtet e kequshqyerjes ose nga çrregullimet e sistemit nervor dhe metabolizmit të përgjithshëm. Efektet e mungesës së vitaminës E ndihen në nivelin nervor dhe mund të shfaqen si çrregullime të tilla si ataksi. humbje progresive e koordinimit të muskujve.
Në të kundërt, kur merret në doza të tepërta, vitamina E mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe çrregullime të tiroides. Mund të shkaktojë gjithashtu shqetësime të tretjes, të përzier dhe të vjella. Duke marrë parasysh që trupi asimilon vetëm një pjesë të vogël të vitaminës E që përmban ushqimi, çdo tepricë mund të jetë për shkak të keqfunksionimeve metabolike ose abuzimit me suplementet.
Policia duhet të jetë vigjilente e të mos lejojë kërkënd ti afrohet shkollave. Nëse nuk vihet ky rregull, do na shtyni më vetëgjyqësi!
Përgjigju