Denoncimet tek 'Stop Informalitet', qytetarët zbulojnë inspektorët e korruptuar! Rama: Raportuan nga kafenetë

Denoncimet tek 'Stop Informalitet', qytetarët zbulojnë inspektorët e korruptuar! Rama: Raportuan nga kafenetë

TIRANE - Denoncimet që qytetarët kanë bërë në aplikacionin e inauguruar sot, "Stop Informalitetit" kanë nxjerrë në pah edhe inspektorë tatimorë të cilët kishin abuzuar me detyrën duke mos raportuar subjektet që shkelnin ligjin.

***

Kryeministri Edi Rama ka publikuar me foto disa raste të bllokimit të bizneseve që abuzonin me ligjin, denoncimet për të cilat janë bërë nga qytetarët përmes aplikacionit "Stop Informalitetit". Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin social Facebook, fotot nga bizneset e bllokuara, ku shkruan se ka pasur raste jo vetëm të subjekteve që kanë abuzuar, por edhe të inspektorëve të cilët kanë bërë raporte fiktive. Shefi i mazhorancës thotë se ata kanë marrë ryshfet për të mos i denoncuar këto raste, apo se nga dembelizmi i kanë plotësuar raportet pozitive nëpër kafene, kur në të vërtetë siç kanë dëshmuar denoncimet e qytetarëve, subjektet në fjalë kanë qenë me shkelje. 

Subjektet e mbylluara nga inspektorët tatimorë pas denoncimeve të marra në aplikacion, janë kryesisht në zonën e plazhit në Durrës, në lagjen "Pavarësia"

"Ja disa nga rezultatet konkrete të denoncimeve të qytetarëve (kjo është vetëm një zonë) në luftën e përbashkët kundër informalitetit.

Dhe më e mira e kësaj pune është se goditen abuzuesit dhe zbulohen edhe inspektorët abuzues, që bëjnë raporte fiktive nga kafenetë, për rryshfet a për dembelizëm - “Një gur që vret dy zogj"

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store", shkruan kreu i qeverisë.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geni: 21/08/2019 07:56

    Kur do behet nje aplikacion stop infomalitetit ne qeveri ,te denoncojme kryeministrin e me rradhe .

    Përgjigju
  • opionion: 21/08/2019 07:52

    TE DENOHETE TE PRISHE PALLATE PALEJE NE DURRES VLORE SARANDE POGRADECSHKODER LUSHNJE FIER TE MOS LEJOHETE KONDRABATA EKAFE DHE CIKAREVE 3TE NDALOHETE PIRJA RAKIVETE DUHANEVE

    Përgjigju
  • sapa: 21/08/2019 07:43

    Atehere cfare kemi mesuar deri tani?qe ky vend nuk behet kurre te pakten keto gjenerata qe jane nuk e perjetojne berjen e shtetit ne kete vend te degraduar.Prandaj o shqiptare:merrni familjet e filloni jeten aty ku akziston shteti jashte shqiperise se krimit dhe hajduterise dhe lereni Ramen dhe Rilindjen si dhe Saliun me shoke te shijojne jeten me turistet qe i vizitojne!

    Përgjigju
  • navy: 21/08/2019 06:56

    Gjithçka që mashtron Edi Rama, me klane të paligjshme kriminale mafioze, në bregdetin në Shqipëri: Show Show, sepse Edi Rama kishte një faqe në internet Denoncimet në shtator dhe tetor 2013 dhe asgjë nuk ndodhi, megjithë mijëra foto, fakte dhe reklama! Edi Rama, personalisht, ulet në të gjitha llojet e institucioneve të paligjshme, si Sait Fishta, Mihal Kokedhima, Bledi Shuapi, Taiwani, duke zhvatur paratë, dhe duke qenë një mafioz dhe bos droge, për pastrim parash për 20 vjet

    Përgjigju
  • Erald: 20/08/2019 23:42

    Nafta lume, mineralet, kafja, cigaret,,,ky debili merret me 5 dhoma plazhi qe punojne 2 muaj ne vit .

    Përgjigju
  • Pukjani: 20/08/2019 22:23

    Inspektoret militante jane e keqja e ketij vendi,pse! kur nuk te jete politike me militante te pa shkolluar ku institucion kurr nuk dote eci perpara,siç nuk po ec fare,bojne do pare, içik per drejuesin qe eshte emruar me para jo me merite,dhe pastaj largohen nga puna.kjo eshte e verteta e tatimeve ne ket vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda