Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar pas emërimit të ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.
Murrizi shkruan se Gjergjit i janë kërkuar para nga Partia Demokratike për tu bërë pjesë e listave të Elbasanit, por kjo e fundit nuk i dha e për rrjedhojë u bashkua me PS nga ku u shpërblye dhe me një post drejtues.
Murrizi gjithashtu ka rikthyer në kujtesë dhe një tjetër postim të tij, ku shkruhet se nuk e kanë fajin ato që ikin nga PD, por ato që janë në krye të saj.
Postimi i Myslim Murrizit:
“Ja dhe ish- deputetja me “aktive” e viteve 2021-2025, Zj Zheni Gjergji e Partis Demokratike te Lyl Bardhit kaloi bute bute ne bashkeqeverisje me Ramen.
E kam thene disa here qe nuk kane pikë faji kur ikin, por kujt ti thuash, BQ qe hartojne listat me pagesë????
Edhe Zj. Zheni ne zgjedhjet e 11 majit 2025 ne dijeninë time e pati nje oferte te tille per ne Qarkun Elbasan dy ditë para se te mbyllej afati i dorezimit te listave ne KQZ, por si duket nuk pati mundesi ose “takat” financiar dhe diten qe do shkonin emrat ne KQZ tak fak u gjet nje tjeter qe pasi te mbarojë mandatin, ka te gjithë te drejten e Zotit te iki ku te dojë e ku t’i teket.
Po e ripostoj perseri shkrimin qe kam thene:
Nuk kane faj kur ikin joooo.
Fajin e kane ata qe i marrin dhe i promovojne ne kryesi dhe kupolen drejtuese te PD pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratet duke shkelur me kembe kontributin e mijera demokratëve per keta bastarde e lavire politike qe bredhin preher me preher.
Nuk jane renegate o Flamur joooo, por jane rilindas.
Renegat e qelbesira jane ata qe i kane sjelle aty duke shtyre me shkelma mijera te tjere ne çdo cep te Shqiperisë.
Si ka mundesi qe vetem PD i dalin kaq shum “renegatë”ne 35 vite???
I gjithe KOPI doli “renegat” dhe shkuan te gjithe tek gopi.
Ne shtator 2021 dolen “renegatë” te gjithe liderat e sotem te grupit parlamentar e shumica derrmuese e kryesise.
Nder vite “renegatet” sezonal ju jane paraqitur demokrateve si “asete” te çmuara dhe plot “vlera” e “qytetari” duke i sjelle nga ana e anes e nga gopi i semes ne pushtet dhe parti, e pastaj ju thuhet demokrateve se na dolen “renegatë”.
Kur degjova se çfare “meritash” ju dhane para pak ditesh kanditatit te Lapaj-Shehut per bashkin e Tiranes nga Z Berisha u shtanga, se fjal te tilla shumë rralle i kam degjuar nga goja e Berishes per te ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Brocin por pas vdekjes, dhe thashe me vete sa me fat e plot magji qe qenka Z Binaj!!
Prandaj mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit.
Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët”, thotë Murrizi.
Komente













Ke te drejte z.Murrizi se si Zhei , agron shehaj e te tjere u bene deputet nga lulushi me 500 mije Euro , se çfar kontributi kane dhene kete nuk e kemiditur as nje here .shikoni pasurine qe kane si mundet qe e vune kete pasuri ? Shehaj nje injorant pa integritet .Qe kane paguar Euro kete e di shume mire e gjithe Vlora .
Përgjigju