Denoncon Partia e Lirisë, publikon fotot nga Fllaka në Durrës: E mbytur me mbeturina! Meta: Abuzim me fondet publike

Denoncon Partia e Lirisë, publikon fotot nga Fllaka në Durrës: E mbytur me mbeturina! Meta: Abuzim me fondet publike

Foto nga mbeturinat në Fllakë të Duurrësit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ditën e sotme një denoncim. Meta ka publikuar disa foto nga zona e Fllakës në Durrës, në të cilat shihet se kjo zonë është e mbushur me mbeturina. Partia e Lirisë akuzon se Njësinë Administrative Rrashbull e Bashkinë Durrës se nuk bën pastrimin e tyre si edhe nuk vendosin kosha plehrash. Sipas Partisë së Lirisë, kamionët zbrazin natën mbeturina dhe 120 familje aty pranë janë të detyruar të përballen me erën e plehrave.

“Kjo është pamja skandaloze plehrave në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës ku banojnë rreth 120 familje të cilët janë të detyruar të përballen çdo ditë para shtëpive të tyre, me këtë pamje te tmerrshme dhe erën mbytëse! Këtu zbrazen kamionët e plehrave natën dhe Njësia Administrative Rrashbull e Bashkia Durrës nuk bën pastrimin e tyre, nuk vendos kosha të mbeturinave edhe pse banorët paguajnë rregullisht taksat! Kjo situatë alarmante nuk ka vëmendjen e pushtetit vendor, i cili çdo ditë bën tendera miliona lekë me paratë e qytetarëve te Durrësit”, shkruan Partia e Lirisë.

Meta thotë se kapja e pushtetit vendor nga Edi Rama ka sjellë mungesë të llogaridhënies nga Bashkitë dhe abuzim me fondet publike.

“Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës, është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”. Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor. Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre”, shkruan Meta.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhuni: 03/10/2022 19:31

    Fol brockulla fol hajdut i shpif

    Përgjigju
  • Ama: 03/10/2022 19:30

    Iliri eshte hipokriti me i madh ne historine e shqiperise

    Përgjigju
  • Ilir: 03/10/2022 16:31

    Qe sje terezi ti sje a kupto por jo kaq rendshem

    Përgjigju
  • anja: 03/10/2022 15:37

    qytetaret te jene te pergjegjshem e mos ti hedhin plerat vend e pa vend

    Përgjigju
  • arber: 03/10/2022 15:37

    eshte faji i njerezve qe e kane ndotur

    Përgjigju
  • Henri: 03/10/2022 14:52

    Ore vetem ne kohen tuj ekzistonin mbeturinat keshtuqe eshte naj fotoja juj kjo

    Përgjigju
  • Luan: 03/10/2022 14:33

    Se pari o kokcekan askush nuk ka thene se eshte pastruar cdo cep po ai eshte nje kosh i djegur anash rruges, se ka njerez bageti akoma qe bejne te tilla budalleqe ske ci ben.

    Përgjigju
  • Alban: 03/10/2022 14:31

    Po ke edhe nje kosh mbeturinash ne skrapare a e ke par.

    Përgjigju
  • klark: 03/10/2022 14:29

    kto jan pamjet qe jan bo qe nkohen e sales se tsh ne te edit ska kshu rreth e rrotull

    Përgjigju
  • elina: 03/10/2022 14:28

    ky meta esht i rrjedhur fare na e shpifi perfundimisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës