Denoncon PD: Rama po u jep klientëve të tij pasuritë publike! Si mori Gentjan Sula plot 55 mijë m2 tokë në bregdet pa garë

Denoncon PD: Rama po u jep klientëve të tij pasuritë publike! Si mori Gentjan Sula plot 55 mijë m2 tokë në bregdet pa garë

Ina Zhupa, zëdhenëse e PD-së

Një shoqëri me pronar biznesmenin Gentjan Sula ka marrë pa garë dhe pa transparencë pronat publike në bregdet. Denoncimi është bërë sot nga Partia Demokratike një ditë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku për pak metra territor në plazh i vranë 4 persona. 

Sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, 55 mijë m2 tokë në bregdet, në zonën e Hamallajt u janë dhënë miqve të Ramës me çmim më të ulët se çmimi i tregut për biznese korruptive.

'Më datë 19 Maj 2021, njëlloj siç ka bërë gjatë keqqeverisjes së tij, Edi Rama ka vendosur të trajtojë si plaçkë personale një tjetër pasuri publike të shqiptarëve. Plot 55 mijë m2 tokë në bregdet, në zonën e Hamallajt, pa garë dhe pa asnjë transparencë, ka vendosur t’ia jap dy miqve të tij në një biznes korruptiv, shoqërisë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe “S&D Invest” sh.a., me pronar Gentjan Sulën.

Çmimi i vendosur për shitje është disa herë më i ulët se çmimi i tregut në atë zonë bregdetare, rreth 1,100 lekë për metër katror. Siç provon ky dokument shtetërore, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 19.5.2021, 55 mijë metra tokë shtetërore në bregdet i është dhënë dy oligarkëve të Edi Ramës, Redi Peza dhe Gentjan Sula, për 59,565,000 lekë.'- thotë ndër të tjera Zhupa.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës