Vlorë-Policia ka ndaluar një shtetas turk të dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, pasi kishte ushtruar profesionin e dentistit pa diplomë në vendin e tij.
I ndaluari Yuksel Uzer 47 vjeç fshihej prej 5 vitesh në Vlorë së bashku me familjen, ndërsa djali i tij kishte hapur një klinikë dentare në qytetin bregdetar.
Autoritetet e Drejtësisë Turke kanë lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, pasi më datë 12.12.2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa pasur dokument diplomimi.
Yuksel Uzer pritet që të ekstradohet në Turqi për të vuajtur dënimin.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com