Departamenti Amerikan i Shtetit nxit vajzat dhe gratë shqiptare në sipërmarrjet e reja të tyre

Departamenti Amerikan i Shtetit nxit vajzat dhe gratë shqiptare në sipërmarrjet e reja të tyre

Vajzat shqiptare janë krijuese dhe me ide të pashtershme sipërmarrjeje. Që nga zejet, teknologjia, stilimi, ushqimi dhe të tjera sipërmarrje ato shfrytëzojnë mirë edhe rrjetet sociale për të qenë të pranishme dhe konkurruese në treg. Duke parë këtë karakteristikë të tyre dhe për ta nxitur dhe inkurajuar më tej, Departamenti Amerikan i Shtetit kontribuon edhe në Shqipëri.

Akademia e Grave Sipërmarrëse (AWE) festoi Javën Botërore të Sipërmarrjes në Shqipëri me një aktivitet të përqëndruar tek gratë të cilat po i japin formë, rikrijojnë, dhe sjellin risi për biznesin. AWE është një program i Departamentit të Shtetit i mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shqipëri. Pjesëmarrëset ndanë përvojat e tyre të përpjekjeve dhe arritjeve, ndërsa theksuan punën e palodhur që nevojitet për të krijuar një mjedis të shëndetshëm ku gratë të kenë sukses. Ato gjithashtu ndanë mesazhe nxitjeje dhe mbështetjeje për gratë dhe vajzat shqiptare të cilat duan t'i bashkohen botës së sipërmarrjes.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën