Kërcënoi me armë djalin e deputetit/ Si u favorizua Kadilli, gjykata e liroi nga kërkimi për plagosje të rëndë

Kërcënoi me armë djalin e deputetit/ Si u favorizua Kadilli, gjykata e liroi nga kërkimi për plagosje të rëndë

Lajden Kadilli, personi që kanosi me armë Kreshnik Brahon, djalin e deputetit të PS Spartak Braho, kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga gjëndja e kërkimit policor, pasi prej tre vitesh i fshihej drejtësisë për një krim të kryer në vitin 2016. I riu Kadilli, ka dalë nga kërkimi policor në datën 17 qershor 2019, kur gjyqtari i Kavajës Luan Lusha, e ka dënuar në mungesë me 4 vjet e 6 muaj burgim, për akuzën e “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”, nga 5.6 vite burgim që kishte kërkuar prokuroria gjatë dhënies së pretencës. Por Kadilli kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga kërkimi policor, ai përfshihet sërisht në një konflikt banal për parkingun poshtë pallatit me Kreshnik Brahon, një oficer policie gjyqësore, djali i deputetit të PS Spartak Braho. Kreshnik Braho, është kanosur me armë nga Kadilli, duke i thyer xhamin e makinës, u udhëtonte ai së bashku me dy fëmijët e mitur. Në vendimin e dënimit në mungesë që ka dhënë për Kadillin gjyqtari Luan Lusha, është shprehur se dënimin me 4.6 vite burgim Kadilli duhet ta vuante në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Më poshtë gjyqtari shprehet se:”…gjatë periudhës së provës i dënuari Kadilli të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë luftarake….”.Mirëpo duket se kjo porosi e dhënë nga gjykata nuk është respektuar nga Lajden Kadilli, i cili dy muaj pasi kishte fituar lirinë është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale. I kontaktuar në telefon babai i Lajden Kadillit, Arian Kadilli tha për “Shqiptarja.com” se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale, por po politizohet nga faktori politik. Kadilli shpjegoi se djali i tij nuk ka pasur armë dhe s’ka dëmtuar asnjë person. Ndërkohë në njoftimin e policisë së Durrësit thuhet se:”…specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Lajden Kadilli 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve Kreshnik Baho 35 vjeç, banues në Durrës…”. Prej 10 ditësh Kadilli është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit por kërkimet deri në këtë fazë kanë qënë pa rezultat. Kadilli është i s’provuar për jetesën në kërkim, pasi për tre vjet me rradhë ai i ka shpëtuar drejtësisë duke qëndruar i fshehur për një ngjarje të ndodhur në 19 qershor të 2016.

Në dokumentacionet që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se në datën 19 qershor 2016 rreth orës 10:15 në vendin e quajtur “Hotel AS” në zonën bregdetare golem Kavajë, Lajden Kadilli, ka shkuar për të takuar shtetasin Elion Burimi, me të cilin tre ditë më parë kishte debatuar për një parkim mjeti.Elion Burimi ka qënë duke konsumuar kafe në barin e hotelit “AS” nën shoqërinë e kushëririt të tij Orgest Burimi dhe të Aldi Çelçima.Tek tavolina e këtyre personave ka shkuar dhe është ulur Lajden Kadilli për tu sqaruar për problemin që kishte patur me Elionin 3 ditë më parë. Në këtë bisedë sqaruese, Kadilli donte që Elioni ti kërkonte falje përndryshe aim und të bënte ndonjë gjë aty dhe këtë fjalë e ka shopqëruar me veprime konkrete, duke I treguar një armë zjarri pistoletë që e mbante në brez. Këtu debate ka precipituar dhe në një moment Lajden Kadilli është ngritur në këmbë, ka nxjerë armën e zjarrit nga brezi dhe e ka drejtuar tek Elioni, Aldi dhe Orgesti. Elioni është munduar tia kapë pistoletën por Lajdeni, është shmangur duke ecur mbrapsht dhe ka vazhduar të mbajë pistoletën në drejtim të tre të rinjve. Me Kadillin ka komunikuar i dëmtuari Aldi Çelçima, i cili i ka kërkuar atij që të qetësohet por Kadilli, me armën e zjarrit që mbante në dorë duke ecur mbrapsht ka qëlluar njëherë në dretim të tokës dhe më pas ka qëlluar për herë të dytë duke u larguar me vrap. Si pasojë e kësaj goditje është plagosur në gjoks Aldi Çelçima. Këtij të fundit falë ndërhyrjhes së shpejtë të mjekëve i është hequr nga trupi një predhë, pjesë përbërëse e fishekëve luftarakë të kalibrit 7.65 mm.Pas kryerjes së këtij krimi Kadilli ka humbur gjurmët duke mos u arrestuar për tre vite me rradhë.

Ndërkohë në pyetje është marë shtetasi Elion Burimi i cili në dëshminë e tij ka treguar se ndodhej në kafenenë e “Hotel AS” në Golem, nën shoqërinë e dy miqve të tij. Aty ka shkuar Lajden Kadilli ku ky i fundit i ka kërkuar që Elioni ti kërkonte falje, për sherin që kishin zhvilluar tre ditë më parë për parkimin. “…debate është acaruar dhe Lajden Kadilli ka nxjerë armën e zjarrit dhe ja drejtuar atyre. Në momentin ku është afruar i dëmtuari Aldi, i pandehuri ka qëlluar një herë në tokë dhe më pas në drejtim të tij, dhe është larguar me vrap…”-deklaron Elion Burimi. Për këtë ngjarje të rëndë është pyetur në polici dhe babai i Lajden Kadillit, Arian Kadilli i cili ka shpjeguar se:“…në 18 qershor 2016 ka marë vesh se djali i tij Lajdeni është konfliktuar me djalin e Engjëll Burimit, me të cilin është takuar dhe është marë vesh për shuarjen e mosmarëveshjeve duke vënë në dijeni për këtë dhe djalin Lajdenin. Në datën 19 qershor 2016 në kohën kur ka qënë tek hoteli i tij, Arian Kadilli ka marë vesh se djali i tij ka qëlluar me armë zjarri një djalë të ri tek lulishtja e Hotelit “AS” në Golem. Për këtë krim të shëmtuar Lajden Kadilli është dënuar në mungesë me 4.5 vite burgim për akuzën e“Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”. Por ky dënim është zbutur nga gjyqtari Luan Lusha, i cili ka vendosur që dënimin tia konvertojë me kusht Kadillit, duke e vënë këtë të fundit në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokuroria e Kavajës e cila ka apeluar çështjen, ku kërkon nga gjykata e Apelit Durrës dënimin e Lajden Kadillit me 5.6 vite burgim. Por ky nuk është i vetmi rekord kriminal për Lajden Kadillin, pasi ai është dënuar nga gjykata e Durrësit disa herë për "Kundërshtimi me dhunë të punonjësit të policisë Rendit Publik" e "Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake në banesë", “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e një efektivi policie”, “Moskallëzim Krimi”, “Kanosje me armë” etj. Tashmë në prokurorinë e Durrësit është hapur dhe një çështje tjetër penale për këtë personazh, ndërkohë që i mbetet policisë së Durrësit që ta arrestojë këtë kontigjent kriminal, për të mos i dhënë mundësinë të krijojë ngjarje të tjera kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/08/2019 20:04

    Ah Enver Enver...ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda