BRITANI- Dy shqiptarë të cilët po deportoheshin nga Britania e Madhe për në Holandë besohet se kanë humbur jetën pasi u hodhën në ujërat e Detit të Veriut nga trageti që po udhëtonin, gjatë ditës së djeshme.

Tre varka shpëtimi dhe një helikopter kanë kërkuar për orë të tëra për trupat e dy burrave, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, por arritën të gjejnë vetëm rrobat e tyre. Kushtet e motit ishin të mira në zonën e incidentit, por temperaturat e ulta besohet se mund të kenë shkaktuar vdekjen e dy burrave.

Autoritetet britanike bënë të ditur se dy burrat ishin pjesë e një grupi prej 8 personash të cilët po deportoheshin për në portin e Hook, në Holandë.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)