Depozitat në bankat shqiptare zbritën në 998 miliardë lekë në mars, duke shënuar rënie për të tretin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Gjatë tre muajve të parë të 2017-s, nga bankat janë larguar neto rreth 15.7 miliardë lekë, apo gati 120 milionë euro, në krahasim me dhjetorin 2016 dhe tendenca ka qenë edhe më e fortë në shkurt (-10.1 miliardë lekë).
Tkurrja ka ardhur më së shumti si rrjedhojë e rënies së depozitave në lekë (-3.5 miliardë lekë), por edhe atyre në valutë (-1.8 miliardë lekë).
Me bazë vjetore, (mars 2017/mars 2016), depozitat në sistemin bankar kanë shënuar një rritje minimale prej 1.7%, që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e zgjerimit të kursimeve në valutë me 5%, ndërsa ato në lekë kanë rënë me 2%.
Interesat e ulëta për kursimet, si në lekë ashtu dhe në valutë mbeten arsyeja kryesore se pse individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet në banka. Për depozitat njëvjeçare në lekë norma e interesit është afër 1%, ndërsa për ato në valutë është afër zeros.
Banka e Shqipërisë, në një përpjekje për të nxitur ekonominë, ka ulur vazhdimisht normën bazë, duke e zbritur aktualisht në nivele minimale rekord prej 1.25%, (nga 5.25 në shtator), por kjo është reflektuar edhe në uljen e normave të depozitave nga ana e bankave të nivelit të dytë.
Depozitat me afat të individëve në lekë kanë shënuar dhe rënien më të madhe, duke u reduktuar me gati 1 miliardë euro, që nga korriku 2013, kur ato kishin arritur dhe nivelin më të lartë.
Por, teksa Banka e Shqipërisë ka filluar një strategji për të ulur nivelin e euroizimit në vend, valuta vijon të mbetet monedha e preferuar e kursimeve. Në fund të muajit mars, kursimet në valutë përbënin 52.5% të totalit, nga 50.6% që ishte kjo peshë në mars të një viti më parë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com