TIRANE, 22 Janar/ATSH/- Aktori Johnny Depp ka zhvlerësuar tendencën e yjeve Holliwoodian të cilët nisin karrierë në muzikë duke shfrytëzuar suksesin e tyre në ekranin e madh. Depp, i cili ka performuar në skenë dhe ka rregjistruar muzikë me artistë si Oasis dhe Marilyn Manson, u shpreh se i mjafton të mbetët një muzikant modest ndryshe nga disa prej kolegëve të tij të kinematografisë
Aktori foli për gazetarët në Berlin, duke thënë se muzika është edhe pjesë e jetës së tij, por askush nuk do të dëgjojë kurrë për një grup të Johnny Depp pasi ideja e fillimit të një karriere në muzikë për shkak të asaj në ekranin e madh i duket e sëmurë..
Ai shprehet se njerëzit nuk duhet të dëgjojnë muzikën e dikujt vetëm sepse ai ka luajtur në 12 filma por për muzikën në vetvete, gjë e cila nuk ndodh kurrë, transmeton abcnews.al. Kjo deklaratë e Depp vjen në vigjilje të premierës së filmit të tij më të fundit, Mordecai. Komedia aksion bazohet në novelat e Kyril Bonfiglioli të vitit 1970. Filmi vjen në kinematë amerikane dhe ato angleze fundjavën e ardhshme./a.g/












