Lista pasohet nga kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj dhe ajo e Medias Albana Vokshi me nga 4 kërkesa. Ndërkohë që 2 kërkesa të tjera janë bërë nga dy deputetë të opozitës, Jorida Tabaku dhe Kejdi Mehmetaj.
Por çfarë informacioni ju kërkojnë deputetët institucioneve?
Sipas dokumentit parlamentar që Report TV disponon, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka dërguar tre kërkesa drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, dhe tre ministrisë së Bujqësisë. Nga tatimet ai kërkon listën e 100 kompanive me xhiron më të lartë vjetore në tre vitet e fundit, duke përfshirë dhe fitimin nga tatimi, si dhe mbi pagimin e sigurimeve shoqërore nga kompanitë që kanë marrë tokë bujqësore me qira.
nga ministria e bujqësisë, Brace kërkon informacion mbi kontratat e dhënies me qera të tokës bujqësore në pesë vitet e fundit, pagesat e kryera nga AZHBR në tre vitet e fundit si dhe plotësim informacioni për kontratat e qiradhënies.
Albana Vokshi, kryetare e komisionit të mesia kërkon informacion nga ministria e Kulturës mbi ndërtimet që po kryhen në Butrint, informacion të cilin ja kërkon dhe KLSH-së. Dy kërkesa të tjera Vokshi ja drejton ministrisë së Shëndetësisë, mbi luftën kundër kancerit të gjirit dhe Check Up-eve.
Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkon nga Ministria e Bujqësisë informacion mbi punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore në Kuçovë, informacion nga ministria e Energjetikës për statusin e naftëtarit, si dhe i përcjell ministres së Sipërmarrjes, Sonila Qato rastin e një sipërmarrësi.
Demokratja Jorida Tabaku ka kërkuar nga ministria e Financave informacion mbi subjektet me xhiro nga zero në 5 milionë lekë, ndërsa Kejdi Mehmetaj e LSI-së kërkon nga kryeministria organigramën dhe strukturën.
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO









