Deputetët 'dembelë', kush s'ka
votuar asnjë ligj në Kuvend

Deputetët 'dembelë', kush s'ka<br />votuar asnjë ligj në Kuvend
TIRANE - Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka vetëm deputetë që nuk kanë dalë në foltore për të mbrojtur ndonjë ligj, por ka nga ata, që edhe pse paguhen nga taksat e qytetarëve, nuk kanë votuar asnjë ligj gjatë dy muajve të parë të këtij sesioni parlamentar.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë muajve shtator dhe tetor janë miratuar gjithsej 26 ligje, 10 gjatë shtatorit dhe 16 gjatë tetorit. Por në këtë sesion, 7 deputetë nuk kanë marrë pjesë në votimin e asnjë ligji, ndërsa 11 të tjerë kanë marrë pjesë vetëm në një votim ligji, teksa janë miratuar 26 të tillë.

Deputetë që nuk e kanë shtypur pulsorin për të mos votuar asnjë ligj, as për pro as për kundër janë: kreu u Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili çuditërisht nuk është shprehur me votë, teksa nuk mungojnë fjalimet e tij në parlament sidomos mbas marrjes së drejtimit të partisë; Astrit Patozi, i njohur për fjalimet e tij pikante thuajse çdo të enjte, rezulton të mos ketë votuar asnjë ligj gjatë muajve shtator dhe tetor; Ish ministri demokrat, Genc Ruli nuk ka votuar asnjë ligj, dhe pse është aktiv në komisionet parlamentare dhe seancë.

Çudit me mos votimin e asnjë ligji deputeti demokrat Igli Cara, ndërsa socialisti Parid Cara është i njohur për mungesën e tij, pasi jeton në Itali dhe vjen në seancë veç në rastet kur është e nevojshme shumica e cilësuar prej 84 votash.

Bashkim Fino nuk ka marrë pjesë në asnjë votim këto dy muaj, kjo për arsye shëndetësore sepse po kurohet jashtë vendit. As Nard Ndoka nuk ka votuar asnjë ligj, teksa edhe fjalimet e tij të paktën në seancën plenare janë shumë të rralla.

Kategorinë e deputetëve që kanë votuar vetëm 1 ligj nga 26 e kryeson Sali Berisha, i cili dhe pse nuk ka seancë që të mos flasë dhe të jetë në qendër të debatit, neglizhon votimin. Vetëm 1 ligj ka votuar ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, epo edhe kryetarja e komisionit të integrimit, Majlinda Bregu.

Po ashtu, edhe demokratët Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Gjovalin Bzhetaj, Albina Deda, Keltis Kruja, Fatmir Mediu, Eduard Selami dhe Dashamir Shehi i LZHK-së kanë votuar vetëm nga një ligj. Ndër 26 ligje, deputetët demokratë Gerti Bogdani, Kozma Dashi, Arben Imami dhe Flamur Noka kanë votuar vetëm nga një ligj në shtator dhe tetor.

Me parametra të përmirësuar, por prapë në listën e neglizhentëve futen deputetët që kanë votuar vetëm 4 nga 26 ligje, si: Albana Vokshi, Alban Zeneli dhe Mhill Fufi. Me 5 deri në 6 ligje të votuara, janë një listë e gjatë deputetësh: Ben Blushi, Helidon Bushati, Mesila Doda, Vladimir Kosta, Gjergji Papa, Armando Prenga, Edmond Spaho, Astrit Veliaj, Eduard Halimi, Bedri Mihaj dhe Myqerem Tafaj.

Kolegët e tyre kanë votuar gjatë këtyre dy muajve plot 26 ligje, pa e diferencuar votën e tyre në pro, kundër apo abstenim. Deputetët paguhen për pjesëmarrjen e tyre në seancë plenare, teksa për ata që vijnë nga rrethet, ligji parashikon edhe dieta e shpenzime udhëtimi. Teksa paguhen për të shqyrtuar dhe votuar ligjet, deputetët duket se nuk e justifikojnë këtë në raport me vendimmarrjen.
 
Neglizhentët
Në këtë sesion parlamentar, 7 deputetë nuk kanë marrë pjesë në votimin e asnjë ligji, ndërsa 11 të tjerë kanë marrë pjesë vetëm në një votim ligji, teksa janë miratuar 26 të tillë gjatë shtatorit dhe tetorit.
 
Heshtja
34 deputetë asnjë fjalim gjatë një sesioni
Nga statistika mbi aktivitetin parlamentar janar – korrik 2016, referuar të dhënave zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë rreth 35 deputetë (1 prej tyre me mandat edhe ministror) nuk folën në asnjë nga 27 seancat parlamentare të periudhës janar – korrik 2016. Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë jo folës 19 deputetë.

Nga PD rezultojnë jo folës 7 deputetë, dhe nga LSI figurojnë 7 deputetë. Nga deputetët që nuk folën në asnjë seancë, bien në sy dy kategori: një grup politikanësh me karrierë të gjatë parlamentare dhe politike majtas e djathtas, si dhe një grup biznesmenësh lokalë, prurje të reja në zgjedhjet 2013 nga listat shumëemërore të partive.

Në kategorinë e parë evidentohen emra si B.Fino apo N.Dokle (PS), A.Imami apo G.Bogdani (PD), M.Kryemadhi apo V.Tavo (LSI), etj. Në pjesën tjetër të listës bien në emra të njohur për publikun, si biznesmenët Abazi, Kosta, Doshi, Cara e Ylli (PS), Selami, Çela apo Shehu (LSI), Tahiri, Kruja apo Bzheta (PD), Rakipi (PDIU) apo Duka (PAA), etj.
 
10 ligjet e miratuara në shtator
Akti Normativ "Për disa ndryshime në ligjin nr. 147/2015, "Për buxhetin e vitit 2016";
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe
Qeverisë së Republikës Italiane, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për realizimin e programit për përgatitjen e studimeve të
fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave”;
3. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Evropiane të Peisazheve”;
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, të
ndryshuar”;
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004 “Për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”;
6. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë”;
7. Projektligji “Për ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës
Kanalizime, Pogradec, si agjenci e zbatimit të projektit, dhe Kfë Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec
III”;
8. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të ndryshuar””;
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 9640, datë 09.11.2006 “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”;
10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e borxhit për
zhvillim”.

16 ligjet e miratuara në tetor
1. Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
2. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”
3. Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
4. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Shqipërisë”
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të
Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së
Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”
7. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 3 të kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për
terminalin e trageteve të portit të Durrësit”
8. Projektligji “Për akuakulturën”
9. Projektligji “ Për buxhetin faktik të vitit 2015”
10. Projektligji “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999, “ Për barrët siguruese”, të ndryshuar
11. Projektligji “Për mbrojtjen e bimëve”
12. Projektligji “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”
13. Projektligji “Për prefektin e qarkut”
14. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr.8730, datë 18.1.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”
15. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10031, datë 11.12.2008, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar
16. Projektligj “Për falimentimin”.

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik