Deputetët belgë vizitë në Prishtinë: Kosova duhet të jetë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO

Deputetët belgë vizitë në Prishtinë: Kosova duhet të jetë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Theo Francken, deklaroi se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në NATO si anëtare e asociuar.

Ligjvënësit belg zhvilluan një takim me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, dhe me kolegët e tyre kosovarë. Pas bisedave, ligjvënësit belg premtuan mbështetje ndaj Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike, por edhe për integritetin territorial të saj.

Vizita e delegacionit bleg vjen në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, shkaku i të cilave NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.

“Ka shumë tensione brenda Ballkanit, shumë tensione brenda vendit dhe mendoj se është një gjë e mirë që ne jemi këtu për të theksuar se Belgjika do të qëndrojë gjithmonë e fortë në anën tuaj, dhe gjithashtu kur flasim për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosova mund të jetë dhe duhet të jetë anëtare. Një anëtare e asociuar që do të jetë një hap shumë i mirë përpara në kuadër të integrimit”, tha Theo Francken, kryesuesi i delegacionit parlamenti federal i Belgjikës në NATO.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Ndërsa kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare në NATO, deputeti Driton Hyseni tha se janë të angazhuar për rritjen e prezencës së Kosovës në këtë institucion.

“Belgjika është pranë Kosovës dhe ka përkrahjen e saj. Këtë përkrahje e konfirmuan edhe tre deputetët e parlamentit të Belgjikës se do të jenë pranë Kosovës dhe aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, për integrim në NATO dhe integrim në mekanizmat të tjerë të Bashkimit Evropian, me qëllim që Kosova mos të ndihet e lënë anash, por të jetë pjesë e familjes së vlerave të BE-së”, tha Driton Hyseni.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi