Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dy deputetët socialistë, Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe propozuan një projektligj për mbrojtjen e shëndetit nga duhani. Gjonaj theksoi përpara komisionit se ligji aktual për mbrojtjen nga duhani ka disa mangësi sa i përket reklamimit të produketeve të duhanit.

'Kemi filluar me atë që konsiderohet përkufizimet apo rregullimet ligjore që kanë pasur mangësi në ligjin aktual. Elementë që janë për shembull për reklamim, sponsorizimin, produktet bimore për tymosje, janë vendosur si përkufizime në bazën e direktivave të BE.'

Gjonaj propozon masa ndah produkteve për tym me duhan apo pa duhan, si dhe duhanin e përtypshëm

'Ne prezantojmë disa masa ndaj cigareve që konsiderohen produkte duhani për tym me duhan apo pa duhan, si edhe duhanin e përtypshëm të konsideruar në disa vende si snus. BE e ka ndaluar tërësisht, duke i lënë një rezervë ligjore dy tre shtetet që e kanë traditë përdorimin e snuseve shumë më herët, si Suedi apo vend tjetër nordik.

Ndalimi dhe shitja dhe kategoria tjetër i ofrimit falas. Kemi fenomene kur jepet falas një cigare elektronike fëmijët, për fëmijët nën moshën 18 vjeç.'

Gjonaj thekson detyrimin për vendosjen e tabelave për ndalimin e shitjes së duhanit dhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç.

'Detyrimin që kanë pikat e shitjes për të vendosur tabelën ndalohet shitja jo vetëm e duhanit, por edhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç.

Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike në vendet publike, arsimore, shëndetësore, sportive, që janë vende që frekuentohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Ndalimi i reklamimit dhe promovimit nëpërmjet medias së shkruar, tradiocionale, radiofonike. Siç ndalohet çdo lloj forme reklamimi përfshirë promocionin indirekt.'

Nga ana tjetër deputeti Braçe, vuri rëndësinë tek përfshirja e aktorëve të tjerë në parandalimin e duhanit, jo vetëm tek inspektorët. Ka ardhur kohë ta rishihet ligji sipas Braçes dhe pse jo të jenë përgjegjës jo më dyqanxhinjtë por kompanitë që tregtojnë duhani si në vende të tjera.

'Duhet përfshirë aktorë të tjerë. Pjesë të një beteje të shoqëri. Në vendet Skandinave po shkohet në ndalimin e duhanit në shtëpi. Edhe emisionet në Shqipëri janë si ndalohet në shtëpi. Është shoqëria që reagon. Kjo është e para. Po e ndalojnë në dhoma hotelesh. Pirja e duhani shkon në 200 euro gjobë. Distributorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Për të përfshirë aktorë të tjerë përveç inspektoriatit që është i korruptueshëm përfshirja e aktorëve të tjerë, parimi i 2 syve 3 syve, 4 syve, po flas për një plan. Pas kaq vitesh ia kemi dalë që në hapësirat e brendshme të mos pihet duhan.

Ama ka një dhomë më mur, me xham, me plasmas ku pihet duhan. Ka ardhur koha të rishihet ligji. Duhet përfshirë më shumë se një inspektor, që kanë lidhje me shëndetin publik, jo vetëm inspektorë. Duhen gjetur aktorë të tjerë që janë interesuar për shëndetin. Kompanitë e tregtimit të duhanit duhen mbajnë përgjegjësi si kompanitë e alkoolit. Përgjegjësinë nuk ka pse ta mbajë dyqanxhiu. Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëpër gjyqe jashtë nuk del dyqanxhiu, jo del Philip Morris dhe mban përgjegjësi për dëmin që i shkakton shëndetit. Të përfshijmë aktorë më shumë se një inspektor.'

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Blinken: Numri i viktimave në Gazë, ‘në mënyrë të papranueshme i lartë’

Blinken: Numri i viktimave në Gazë, ‘në mënyrë të papranueshme i lartë’