Deputetët e djathtë austriakë: BE të mbajë premtimet për negociatat (VIDEO)

Eurodeputetët e djathtë austriakë, Othmar Karas dhe Lukas Mandl kanë deklaruar për median austriake se Bashkimi Europian duhet të marrë parasysh rekomandimin e Komisionit Europian dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pasi Komisioni i BE-së lëshoi rekomandimin për hapjen e bisedimeve të pranimit për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, parlamentarët europianë të Partisë Popullore Austriake (ÖVP) kanë kërkuar që të mbahen premtimet. “Ne duhet të eksportojmë stabilitetin në mënyrë që të mos importojmë paqëndrueshmërinë”, deklaruan ata në median austriake “Vienna International Neës”.

“Është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet vazhdimisht të zbatojnë reforma me një ndikim më të të gjerë, veçanërisht në fushën e drejtësisë, të drejtave themelore, mbrojtjes së pakicave, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke hapur negociatat me keto dy vende, ne mund të përforcojmë përgjithmonë vlerat europiane dhe miqësinë e ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE nuk nderrmerr hapin e rradhes, ndikimi i Rusisë, Kinës apo vendeve të tjera mund të kërcenojë të ardhmen tonë”.

Deklarata e dy europarlamentareve austriak vjen në të njëjtën ditë kur diplomacia polake ka inicuar një nismë e cila kërkon nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të çelen në muajin qershor.

Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë